Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh në Euronews-Albania, se procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë brenda forcës politike, ka sjellë shumë energji dhe entuziasëm.
Basha tha se se kjo fazë pati jo vetëm pjesmarrjen masive të demokratëve, po edhe vlerësimin e më skeptikëve dhe cinikëve ndaj PD.
Kreu i Opozitës pohoi se ky proces është në vijim, dhe pas vendimit të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar do të ketë një listë zyrtare të emrave.
I pyetur nga gazetarja Ilva Tare, se ku ai vetë do të kandidonte, Basha tha se kjo ende nuk është vendosur. Po ashtu, ai shtoi se kjo çështje ende nuk është biseduar as me liderin historik të PD, Sali Berisha.
Lidhur me kureshtjen nëse do të jetë në një qark përballë Edi Ramës, Basha pohoi se kjo është e vështirë për tu përcaktuar, pasi sipas tij, kryeministri i ndërron zonat ku do të jetë vetë, vazhdimisht.
Kreu i demokratëve tha se përzgjedhja e kandidatëve ishte një model dhe një risi, asistuar nga partnerët e konservatorëve britanikë dhe CDU-së gjermane.