I ftuar në emisionin Opinion, Lulzim Basha tha se vendimi strategjik i PD dhe aleatëve është një koalicion, një program, dhe opozitë e bashkuar për synimin kryesor, largimin e Edi Ramës.
Basha tha se janë në bisedimet e fundit me partitë aleate për të mos lejuar asnjë votë të papërfaqësuar e që të shkojë në drejtimin e duhur.
Vetëm 12 ditët e fundit, u shpreh kryedemokrati, është bërë një punë voluminoze për programin që të jetë gati.
Basha nuk pranoi se ka vonesë nga ana e PD për drejtuesit e qarkut dhe kandidatët.
Ai tha se Opozita ka qënë dhe është gjithë kohës në terren.
Ai garantoi se PD do të ketë në këto zgjedhje cilësinë më të lartë të përfaqësimit dhe programit.