Pas përfundimit të fjalës së tij në bashkëbisedimin me gazetarët, i pyetur se a do pranonte që platforma që ai dhe aleatët e tij parashtruan rreth një muaj më parë të vihej në zbatim, pra të pranohej edhe nga Edi Rama, por pa u larguar nga posti i kryeministrit, kreu i PD-së Lulzim Basha iu përgjigj:
“Kjo platformë ka si synim kryesor çlirimin e Shqipërisë nga krimi. Ai që e ka sjellë krimin, që është i lidhur dhe i kapur nga krimi është Edi Rama. Pra si mund ta zgjidhi krizën dikush që e krijoi? Rama është fajtori kryesor. Largimi i Edi Ramës do i hapë rrugë njëherë e mirë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nuk ka marrëveshje me Edi Ramën. Largimi i tij është i panegociueshëm”, përfundon Basha.