Basha nuk ndalet: Rama, Berisha dhe Meta bëjnë ‘trekëndëshin e Bermudës’

Në replikat e njëpasnjëshme mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së, ky i fundit akuzoi Berishën dhe Metën se kanë ndihmuar Ramën të qëndrojë në pushtet.

Nuk e përjashtoi as veten nga faji, ndërsa Ramën, Berishën dhe Metën e quajti këndet e trekëndëshit të Bermudeve.



“’E kam dhe unë një pjesë të fajit që ti je aty, pjesën tjetër e kanë dy brinjët e trekëndëshit të Bermudes. Maja e llumit je ti por edhe ne kemi pjesë të llumit.

Trekëndëshi i Bermudes i ka ditët e numëruara. Jepini gajret sa të doni por shpëtim nga ajo për të cilin i keni hyrë në hak shqiptarëve ti i pari, nuk keni për të pasur. Një pas një brinjët e trekëndëshit të Bermudes do i bien. 15 vetë që kontrollojnë tranzicionin politik e mediatik e ekonomik do japin llogari politikisht”, tha Basha.

Në replikë Edi Rama u shpreh: 

“Kujton se bie përballë por i bie vetes. Më flet mua për llumin e tranzicionit. E thua edhe PD ka pjesën e vet të llumit. Unë fjalën llum nuk e përdor, por nëse PD e ka pjesën e vet të llumit të ka nxjerrë ty mo Lulzim. Ti je pjella më brilantinosur e atij llumi, prandaj kujdes se nuk e kam fare të mbaj me gajret foltoren.

Foltorja është një gajret aq i madh sa Shqipëria e sheh dhe mban brinjët me dorë përvec atyre që janë përfshirë drejtëpërdrejtë dhe u duket se kanë hyrë në karvanin e bacës Isa me axhën Ismail e do të çlirojnë Shqipërinë nga perandoria e radhës e amerikane. Ata po janë në karvan e do të dalin me atë karvan. Kurse ti jo! Mos i sill këtu. Mos na ço gjuhën aty ku të dhëmb dhëmbi ty, të lutem se na detyron ne të vijmë aty. E kur thua do s’do mua do më kesh përballë kjo është ca të them: Unë ty të dua përballë. Të kam dashur, të dua e do të të dua, E nuk di si të të ndihmoj realisht. Vjen këtu duke lexuar abetaren e atij llumi që tani po na distancohesh.

Nuk bëhet distancimi nga llumi duke u bërë zgjatimi i tij. Mos shpif si llumi e mos merr njerëzit nëpër gojë si llumi. Llumi është origjinali. Ti ke sfidën me veten tënde se megjithëse ai llum të nxorri në krye ti je diçka tjetër. Ti duhet të rilindësh. Na dëgjo ki besim e ndërvepro me gjuhën e fakteve”.

Lulzim Basha
“Po kërkon dëshpërimisht aleatë brenda shtëpisë tënde të kanë ngelur një grusht. Brenda oborrit të oligarkëve edhe më pak. Të jesh i sigurtë që ka nisur tju rrëshkasë toka nën këmbë.

Përpjekja për të ndërtuar një aleancë të pashenjtë me trekëndëshin e Bermudes do të dështojë. Ti ke një vetëm një rrugë të pranosh se ke 8 vite që e mban vendin peng të egos së sëmurë. PS e marrë peng në bodrumet e krimit të organizuar të ketë guximin të konkurojë në fushë beteje të barabartë.

Prano të paevitueshmen, daljen në opozitë si interesi më i mirë i shqiptarëve dhe pastrimi nga llumi i kriminelëve e oligarkëve me të cilët ke ardhur në pushtet”


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252