Aktualitet

Basha nxjerr videon e Ramës: I dështuar, korrupsioni rritet me hapa galopant





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 19:41 - 24/01/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, ndërsa e cilëson këtë të fundit një bashkëpunëtor të padrejtësisë. Përmes një postimi në Facebook, Basha thekson se Rama ka dështuar, ndërsa e fajëson kryeministrin si autor të situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.


Duke publikuar një video të kreut të qeverisë të disa viteve më parë kur zotohet për të luftuar korrupsionin, Basha thotë se referuar raporteve të institucioneve ndërkombëtare, korrupsioni në vend është rritur me hapa galopant.



“Padrejtësia, varfëria, korrupsioni dhe kriminaliteti kanë shoqëruar Edi Ramën çdo ditë si kryeministër i Shqipërisë!
Edi Rama jo vetëm nuk i ka luftuar një ditë të vetme, por është bërë bashkëpunëtori më i afërt i padrejtësisë, varfërisë së shqiptarëve dhe korrupsionit galopant të ministrave të tij! Ai është autori i situatës së rëndë në të cilën ndodhet Shqipëria.
Edi Rama ka dështuar!”, shkruan Basha.




CLOSE
CLOSE
Pas