Lulzim Basha, bëri të ditur sot se nuk është pjesë e një diskutimi për ndryshimin e reformës në drejtësi.
Ai tha se e ka njohur platformen e Presidentit, dhe i ka bërë të ditur kreut të shtetit, se opozita ka përgjegjësi për një nga kushtet e integrimit, që është reforma zgjedhore.
Çdo detyrë dhe kërkesë tjetër e Brukselit, është përgjegjesi e qeverisë dhe kryeministrit.
Kryetari i PD u shpreh se me shembjen e Teatrit, Edi Rama kërkoi të shkatërronte procesin politik dhe reformën elektorale dhe të hidhte në ere rrugën e integrimit europian.
Por, ai u shpreh i vendosur dhe tha se Opozita do ta cojë deri në fund vullnetin për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme.
Dhe janë pikerisht zgjedhjet e lira e të ndershme, që do ta shpëtojnë Shqipërinë nga e keqja, dhe do ta afrojnë me Bashkimin Europian.