Aktualitet

Basha: Paga 1200 euro për mjekët, frenojmë eksodin në mjekësi








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:02 - 15/12/19 |
mapo.al

Gjatë fjalës së tij në Akademinë Politike të FRPD, kreu i PD, Lulzim Basha, parashtroi edhe pjesë nga programi i opozitës.


Ai tha se është emergjente të ndalet eksodi i mjekëve dhe infermierëve dhe kio bëhet vetëm duke garantuar paga dinjitoze dhe kushte pune të sigurta.


“Vetëm nga emigracioni, për vitin 2018, humbja për ekonominë është 560 milionë euro, nderkohe që në spitalet tona ska me mjek dhe infermier. Në programin tone parashikojmë të rrisim pagat e mjekëve deri në 1200 euro, ndërsa infermjerëve në 700 euro. Vetëm në këtë menyrë ne do te arrijmë të permbushim nevojat e vendit me staf mjekësore dhe për tu dhenë sherbime kudo ku jetojnë bashkëqytetarët tanë”, tha kreu demokrat.





Etiketa: , , ,

Pas