Aktualitet

“Basha pakicë brenda PD”/ Noka: Kuvendi do të mblidhet kundër tij, jo SHBA-së














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:23 - 23/09/21 |
mapo.al

Deputeti demokrat Flamur Noka, në një prononcim për mediat para selisë blu foli me një retorikë të ashpër ndaj kreu të PD-së, Lulzim Basha.






Ai tha se i ka bërë të qartë Bashës se Kongresi dhe Kuvendi i PD do të mblidhen kundër tij dhe jo SHBA-së.


“Kryetari duhet të kontrollojë artikulimin e tij sepse nuk mundet që lideri i opozitës të kapet pas të ashtuquajturit proamerikanizëm të kryetarit dhe të shpallë anëtarësinë antiamerikane. I bëra me dije se Kongresi i PD do të mblidhet dhe Kuvendi Kombëtar do të mblidhet dhe nuk mblidhet për të shqyrtuar asnjë vendim të SHBA por ky Kuvend do të mblidhet kundër Lulzim Bashës, kryetarit të PD i cili tashmë është minorancë, ilegjitim dhe nuk përfaqëson vullnetin e shumicës së anëtarëve të PD. I bëra me dije se ky nuk do të jetë Kuvend kundër SHBA-së por kundër tij. Gjithçka është një proces dhe askush nuk mund të ndalojë vullnetin e anëtarëve të PD për tu shprehur. Zëri i çdo demokrati do të dëgjohet, vota e çdo demokrati duhet të lexohet”, u shpreh Noka.

Lexo edhe :  Dy muaj e gjysëm më pas, ku po shkon PD-ja?!






Gjithashtu, Noka akuzoi Bashën se “po ushtron presion ndaj krerëve të degëve të PD në rrethe për të mos marrë pjesë në takimet e ish-kryeministrit Sali Berisha”.




Duke e konsideruar një veprim të turpshëm dhe të neveritshëm, Flamur Noka tha se “kjo tregon panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratëve”. 



Deputeti dhe anëtari i Kryesisë tha se kreu i PD është një pakicë e pakonsiderueshme brenda kësaj partie.

“Nga informacionet që kemi ka disa ditë që ka nisur një tur takimesh me drejtuesit e degëve, duke i thirrur këtu, duke i presionuar, duke u ushtruar shantazh për të mos hapur dyert për liderin historik të PD, për të bërë gjithçka për t’ia sabotuar takimet.Kjo nuk është thjesht e turpshme, kjo është e neveritshme. Tregon edhe panikun që e ka zënë kryetarin nga lëvizja e demokratëve. Ai e di shumë mirë që nuk përfaqëson shumicën, nuk përfaqëson vullnetin e demokratëve, është një pakicë e pakonsiderueshme brenda PD”, u shpreh Flamur Noka.

1


Etiketa: , , , ,

Pas