Kryesore

Basha: Pandemia si tërmeti, tregoi që kemi qeveri të pakicës





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:21 - 30/04/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha në një intervistë në Opinion, u shpreh se qeveria ka dështuar në trajtimin e gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit.


Kreu i Opozitës tha se si në rastin e tërmetit, edhe kjo emergjencë, tregoi se kemi të bëjmë me një qeveri të pakices, dhe të paaftë. Basha solli shembullin e fasoneve si rast të dështimit.


Ai sqaroi se duheshin vetëm 15 mln euro për të mbajtur fasoneritë të sigurta, dhe për të paguar punëtorët, por sipas tij qeveria i ka paratë për oligarkët dhe jo për njerëzit.


Basha tha se i njeh qeverisë në këto kohë vetëm një arritje, propagandën, duke e cilësuar regjim të Facebook.


LEXO EDHE: 

“Qeveri pa plan”/ Basha: Kriza ekonomike po konkurron Covid-19


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas