Kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëroi në mbledhjen e grupit parlamentar nisjen e protestave masive.
Ai tha se protestat do të nisin në vjeshtë dhe do të vazhdojnë deri në pranverë.
Jo më kot ai foli për një pranverë shqiptare.
Ky paralajmërim i tij vjen në një kohë që pas disa vizitave shumë të rëndësishme në Shqipëri nga zyrtarë të BE dhe SHBA, është bërë thirrje që të ulen tonet konfliktuale në politikë.
Luftë frontale korrupsionit dhe kontrabandës është shprehur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhjen e grupit. Kryeministri, tha Basha, ka urdhëruar përgatitjen e rishikimit të buxhetit në mënyrë hajdutçe.
“Do të heqin investimet në shkolla e cerdhe, sepse paratë janë vjedhur. 150 milionë dollarë që iu vodhën në tatime e dogana nuk do të shkojnë për shqiptarët, sepse i kanë vjedhur për vete. i kanë bërë shuka shuka në dysheqet e zuzarëve dhe horrave. Ndonjë cironkë prangoset herë pas here për sy e faqe, ndërsa balenat fryhen. U rritën cmimet, aciza dhe po rritet varfëria e papunësia. Investimet e huaja janë pranë zeros, kreditë e brendshme në pikiatë. Kjo është skema”, tha Basha.
Me ne fund !!!
Jemi gati,po mos na e bon si berisha ne 2005 ,lufte Kunder korrupsionit,Nano e ka vendin ne burg ,e pastaj Nanon e rehatoi e korrupsionin e modernizoi.
Edhe pse jam i djathte, nuk me duket titull i denje ky se te fut friken e te ngjall nje ndjesi se do behemi han me shtat porta si vendet qe e provuan pranveren e protestave.
ka shume mjete te tjera para se te vine protestat, opozita nuk behet vetem me protesta se populli u be si mish per top.