Kryesore

Basha për 75-vjetorin e OKB: Do punojmë që Kosova të marrë atë që i takon








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:12 - 24/10/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu është bashkuar urimeve në kuadër të 75-vjetorit të krijimit të OKB-së.


Përmes një mesazhi në “Twitter”, Basha theksoi se OKB është krijuar për të forcuar bashkëpunimin mes shteteve.


Mes të tjerash lideri i PD-së tha se qeveria e ardhshme me në krye atë kryeministër, do të punojë që Kosova të marrë vendimin që i takon në OKB.



MESAZHI I BASHES
Dita e sotshme shënon 75 vjetorin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e cila është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme sot në botë, e krijuar për të forcuar bashkëpunimin midis shteteve, zhvillimin ekonomik dhe ruajtjen e paqes në botë.


Sivjet mbushen gjithashtu 65 vjet nga pranimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Është dita për të rikonfirmuar përkushtimin tonë për të ndjekur parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe mbështetur misionin e OKB-së në ruajtje të paqes dhe sigurisë në botë.


Në këtë 75 vjetor të OKB dua të shpreh urimin që gjithashtu që Republika e Kosovës të marrë sa më shpejt vendin që i takon si shtet anëtar me të drejta të plota i kësaj organizate. Unë dhe qeveria e ardhshme e Shqipërisë do japim mbështetje të pakursyer për ta bërë këtë realitet.



CLOSE
CLOSE
Pas