Basha për bizneset në Durrës: Në luftë për mbijetesë, do të ulim taksat

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka realizuar sot një takim me përfaqësuesit e biznesit në Durrës, në kuadër të programit “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Ai u shpreh se sektori i biznesit në Shqipëri, është në luftë për mbijetesë. Kësisoj, prezantoi vizionin e Partisë Demokratike, me të ardhur në krye të qeverisjes.

Basha tha se do të aplikojë taksa më të ulëta, do të përkrahë taksën e sheshtë 9%, si dhe do të garantojë prodhimin e lëndës së parë tekstile.



“Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë, por më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Bizneset shpresin shqetësimet për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit. Të ketë reformim të inspektoriateve, jo të na vijnë 30 lloje inspektorësh. Të orientohet tregu dhe të stimulohet biznesi që të prodhojmë për ekspertin. Duhet të garantohet prodhimi i lëndës së parë tekstile, sepse e importojmë nga Kina dhe kjo sjell kosto. Nëse sigurohet lënda e parë nuk mbetemi skllevër të kompanove të huaja, por sigurojmë prodhim ‘Made in Albania’ për tregun tonë– u shpreh fillimisht Basha.

“Pse jemi ne për taksën e sheshtë 9%?! Sepse taksa e sheshtë 9% shtyn drejt formalizimit , në vend që të jeni me dy bilance, do të jeni me një bilanc. E dyta, duke shtyrë drejt formalizimit, duke nxitur shumicën e biznesve të dalin në dritë dhe të deklarojnë saktësisht veprimtarinë e tyre ekonomike, zvogëlon edhe mundësinë për abuzim nga administrata shtetërore”-tha më tej Basha.

Duke e cilësuar ekonominë e vendit si “kalçeto të Edi Ramës”, Basha u shpreh se kur të vijë në pushtet do t’i japë fund patronazhit.

“Ne duhet të largojmë sistemin feudal ku sukses ka ai që njeh dikë. Kemi ekonomi të kontrolluar dhe gjithë pasuria kontrollohet nga një grup kalçetoje. Nëse do të bësh punë dhe të ecësh para, duhet të shkosh te kalçetoja e Edi Ramës. Ne nuk kemi ndërmend të zëvëndësojmë kalçeton e Ramës me një kalçeto të Lulzim Bashës, si kapitenët e zhvillimit që mundësojnë rritjen e standarteve të jetës. Biznesi i vogël punëson 80% të popullsisë shqiptare. Nuk do të ketë kalceto të privatizuar. T’i japim fund ekonomisë së patronazhit”- u shpreh Basha.

 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252