Aktualitet

Basha: Për Valdrinin, Rama i gatshëm të çonte Shkodrën në përplasje






               Publikuar në : 13:44 - 14/08/19 |
mapo.al

Lideri demokrat, Lulzim Basha një ditë pas zbulimit të skandalit të kandidatit të Shkodrës, tha se Edi Rama kërkon t’ua hedhë shqiptarëve duke thënë se “problemi i Valdrin Pjetrit është individual”. Basha deklaroi se Rama e dinte kush ishte ky person, dhe me qëllim e dërgoi drejtues politik dhe kandidat për bashkinë e Shkodrës për të forcuar korridorin e drogës.


“Sot ka një përpjekje të shfrenuar për ta shitur Valdrin Pjetrin. Rama i pari e shiti,  dhe sot ka lëshuar mercenarët në media që ta sulmojnë. Janë ata që i bënë propagandë Shkodrës me muaj , ata që i hynë me dhunë Shkdorës për t’i imponuar Valdrin Pjetrin. Sot, befas, kanë zbuluar se Valdrini nuk qenka më i denjë për Shkodrën…



E gjithë propaganda e Edi Ramës po përpiqet ta trajtojë këtë një problem individual, si mungesë inteligjence e një njeriu që donte t’ia hidhte Ramës dhe popullit. Në fakt i padenjë për Shkodrën dhe për gjithë Shqipërinë është Edi Rama. 

Duke e ditur kush ishte, Rama i inauguroi hotelin e drogës. Dhe me qëllimin që ai (Pjetri) të garantonte trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore në rrugën e Ballkanit, e cila kalon përmes Shkodrës, Rama ishte i gatshëm ta çonte Shkdorën në përplasje civile. Për Valdrinin, Edi Rama e provokoi Shkdorën me një 2 prill të dytë”, tha Basha.

Më tej ai kujtoi se rasti i Valdrinit nuk është rast i shkëputur, pasi një pjesë e mirë e kryebashkiakëve janë me të kaluar kriminale. “Pjerin Ndreu në Lezhë ka dalë nga lista e zezë e SHBA për trafiqe në policinë e shtetit. Valbona Sako e Durrësit është përfaqësuese e bandës Dako-Avdylaj. Më tej Elvis Roshi, Agim Kajmaku, Dionis Imeraj, etj”, tha Basha.

*Konferenca nga selia e PD_së


Etiketa: , ,

Pas