Aktualitet

Basha përmend emrat: Kandidatët e Ramës, vrasës me pagesë






               Publikuar në : 19:18 - 15/05/19 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha foli me tone të ashpra për mediat, pas takimit të zgjeruar që pati në selinë blu me aleatët dhe aktivin e krerëve të degëve të PD. Basha foli për kandidatë të 30 qershorit të zgjedhur nga Edi Rama sipas tij nën diktatin e krimit të organizuar. Kreu i PD theksoi se ndër kandidatët për kryetarë ka edhe nga ata të skeduar si vrasës me pagesë, ndërsa përmendi me emra si Abedin Uruçin i cili kandidon për Partinë Bindja Demokratike në Kukës si dhe kandidatët e caktuar sipas tij, nga Ymer Lala në Dibër, një tjetër eksponent i botës së krimit. Basha nuk la pa përmenduar as kandidatët e PS në Bashkinë Durrës dhe Shijak, të diktuar sipas tij nga Avdylajt.


“Parlamenti është produkt i votës së diktuar nga krimi. Jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Kjo duket qartë në listën e kriminelëve dhe vrasësve që ka futur në partinë e tij. Në mbi gjysmën e bashkive të vendit do të ketë kandidatë vrasës përdhunues, trafikantë droge, shokët e Elvis Roshit, kandidatë të tjerë të zgjedhur me dorë nga banda e Avdylajve në Shijak, nga Ymer Lala në Dibër.

Ai ka caktuar edhe kandidatin e PS edhe kandidatin e bashkimeve profesionale të PS, të dy janë përcaktuar nga Ymer Lala. I pari është kandidati fillestar që Ymer Lala e caktoi dhe pastaj e hoqi, i dyti ish–sekretari i PD në Dibër, i identifikuar si njeri i blerë i Ymer Lalës dhe i shkarkuar më pas nga funksionet e në PD. Shiko çfarë kandidatësh.

O do të ketë një plan si ky që ka vënë Rama në lëvizje me kriminelë dhe të emëruar të krimit gjysmën e bashkive të një partie dhe në gjysmën tjetër të bashkimeve profesionale të asaj partie, pra njerëz që janë sponsorizuar në këtë drejtim ose do të ketë një fitore të demokracisë dhe lirisë për çdo shqiptar. Kjo është beteja sot dhe lajmi që merrni nga PD, është që do të jemi në ballë të kësaj beteje ditë për ditë”, u shpreh Basha.

LEXO EDHE:

Akuzat e reja: Përse Basha përmendi Oruçin dhe Spiropalin?


Etiketa: , , , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas