Teksa ishte ishte në një bashkëbisedim me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk ishte njohur akoma me apelin e drejtuar nga komisioneri për zgjerim në BE lidhur me Kodin Zgjedhor, ndaj edhe mori kohën e nevojshme për ti hedhur një sy në celularin e tij.
Fill pas kësaj ai përshëndeti deklaratën Oliver Varhelyi që sipas tij shpreh qartë shqetësimin e BE dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore.
Njësoj si komisioneri edhe Basha shpreson që Komisionin i Venecias të ndërhyjë për të zgjidhur këtë situatë.
Fjala e kryedemokratit Basha:
“Përshëndes deklaratën e Komisionetit për Zgjerim, rishpreh shqetësimin e thellë të BE dhe partnerëve tanë për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme.
Përsëris edhe njëherë qëndrimin e PD para dhe pas dekretit të presidentit Meta, që kjo është një goditje e rëndë ndaj shanseve të Shqipërisë për integrimin europian dhe përgjegjësi është një dhe vetëm një: Ai që ka vënë xhepat e tij dhe hajdutëve të tij para shëndetit të shqiptarëve tani po vendos pushtetin dhe tij dhe frikën e largimit nga pushteti para interesave kombëtare të integrimit europian të vendit dhe një klime të qetë zgjedhore.
E mbështes këtë apel të Komisionerit në emër të BE dhe shpresoj që Komisioni i Venecias të ndërhyjë për të treguar fare qartë atë që ne demstruam gjatë gjithë këtyre muajve në tryezën e Këshillit Politik se ne ishim të përkushtuar ndaj standardeve zgjedhore dhe Edi Rama ka një tmerr të papërshkrueshëm nga procesi i ardhshëm zgjedhor dhe për këtë arsye ka shlelur dhe dhunuar standardet minimale zgjedhore që Europa i konsideron të domosdoshme për zgjedhje demokratike“.