Kryetari i PD, Lulzim Basha bëri sot të ditur një lajm, se sipas tij, para pak ditësh, në katin e katërt të Ministrisë së Shëndetësisë, aty ku është zyra e prokurimeve, ka rënë papritur zjarr. Sipas Bashës, kjo nuk ka qënë aspak rastësi, por djegie me qëllim e provave të vjedhjes së rëndë me tenderat sekrete të pandemisë.
Basha tha se kjo vjen pasi SPAK ka nisur verifikimin e çështjes. Kryetari i Opozitës, i bëri thirrje prokurorisë së posaçme të ngrihet në nivelin e pritshmërisë, dhe se këto abuzime me procedura sekrete janë guri i provës për këtë institucion.
Ai po ashtu, kërkoi që SPAK të refuzojë ndërhyrjet e sekserëve që po kërkojnë mbylljen e dosjeve, që sipas tij janë, Engjëll Agaçi, Taulant Balla dhe Ulsi Manja.
LEXO EDHE:
Jemi në pandemi ekonomike, Basha: 61 mijë shqiptarë humbën punën nga mungesa e masave
Basha: Qeveria nuk ka asnjë plan ekonomik, dje grabiti teatrin për një natë