Kryesore

Basha: Po të zbatohej plani ynë i 11 marsit, 3/4 e vendit dhe ekonomisë do ishin hapur sot





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:27 - 27/04/20 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike akuzoi sot me tone të forta qeverinë për dështim në menaxhimin e situatës me koronavirusin, dhe për mungesën e një plani për daljen dhe hapjen.


Basha tha se fakti që sot ka ditë që dalin më shumë të infektuar se javën e parë, tregon për mungese strategjie, dhe flet për regjim fejsbuku, pa ide e pa plan.


Kreu i demokratëve tha se nëse do të ishin zbatuar propozimet e tij të 11 marsit, Shqipëria sot do të ishte e hapur, dhe qytetarët dhe ekonomia do të funksiononte në 3/4 e saj.


Plani i Bashës ishte kryerja e testimeve masive për të kuptuar gjendjen reale të pandemisë.


Dhe futja në ekonomi dhe në ndihmë të njerëzve në nevojë të milionave që i marrin 10 oligarkë, siç u shpreh ai. Këto komente, Lulzim Basha i bëri në emisionin Cim Peka Live, në Syri-tv.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas