Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk është ndalur as sot me denoncimin për ‘Unazën e Re’. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se, Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës, dhe për të prishur shtëpitë e mbi 20 familjeve.
Në një postim në Twitter, Basha shkruan se, këtë e bënë për t’i hapur rrugë projektit të mikut të ture trafikant.
“Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që t’i hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!”,– shkruan Basha.