Aktualitet

Basha pranon ndikimin e Berishës: Fitova ndaj Ramës në 2011, se ai qëndroi larg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:44 - 12/11/21 |
mapo.al

Lulzim Basha e pranoi se protagonizmi i Sali Berishës ka krijuar probleme në PD. Ai la të kuptohet se Berisha ka qënë prezent në vendimet që janë marrë për djegien e mandateve, apo mosmarrjen pjesë në zgjedhje.






Sipas tij, ai duhej të ishte larguar dhe ta linte PD-në dhe atë të ecte vetë. Basha e përmendi si çelësin e fitores së tij ndaj Ramës në vitin 2001 në Bashkinë e Tiranës, pikërisht faktin se Berisha qendroi larg fushatës.


“Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën.







Gjate këtyre viteve ekspertë dhe kompani të specializuara të fushatave elektorale në bazë të studimeve të tyre kanë rekomanduar vazhdimisht moskandidimin e Sali Berishës në raport me interesat elektorale me Partinë Demokratike.




Lexo edhe :  Nga Librazhdi në Burrel, çfarë po zbulon mikrofoni i demokratëve

Kjo ka të bëjë edhe me faktin se gjerësisht perceptohej një dualizëm në PD. Protagonizmi  i Sali Berishës merrte trajtat nga ana e perceptimit publik të një dualizmi në vendimmarrje. Sigurisht kam edhe unë përgjegjësitë e mia. Ai duhet të ishte larguar vetë, duhet të kishte lënë Partinë Demokratike, kryetarin e zgjedhur të hapnin rrugën e re që hap çdo parti e re në opozitë, por edhe unë kam përgjegjësitë e mia në lejimin e këtij dualizmi.



Për vendimet që janë marrë mund t’ju them fare qartë dhe këto janë të arkivuara dhe mund të nxirren nga çdo arkivë mediatike që janë vendime të konsultuara me të gjitha forumet e Partisë Demokratike dhe në rastin e vendimeve që ju përmendët vendime të kërkuara me ngulm nga Sali Berisha”, tha Basha ne intervistën për News24.

1


Etiketa: , , ,

Pas