Aktualitet

Basha pritet tek tuneli i Krrabës nga qindra qytetarë: Ndryshimi do të vijë më 25 Prill














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:13 - 11/04/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar këtë të diel për të disatën herë Elbasanin por përpara se të mbërrinte në qytet, është ndalur në tunelin e Krrabës nga qindra qytetarë entuziastë, me brohima e flamuj bardheblu.





Basha s’ngurroi të përcillte një mesazh për fjalën e mbajtur në politikë ndërkohë që tunelin e Krrabës e cilësoi si simbolikë të sajën.


Lideri i opozitës theksoi se me të ardhur në krye të qeverisjes, do të sigurohet që kjo të jetë themeli i një kulture të re politike që do të afrojë Shqipërinë me Europën.







“Me dhjetëra herë, ndoshta qindra herë këta muajt e fundit jam ndodhur këtu në hyrje të tunelit të Kërrabës. Të portës që praktikisht ka shkrirë në një Tiranën dhe Elbasanin. Vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, qytetarë të Elbasanit, ju falënderoj që takimet e sotme i mundësoni me këtë pritje të jashtëzakonshme këtu në hyrje të kësaj vepre.


E di dhe e kam ndjerë vlerësimin tuaj, vlerësimin që vazhdon sot e kësaj dite në çdo shtëpitë elbasanllinjve dhe banorëve të gjithë qarkut, por jo vetëm për këtë vepër të jashtëzakonshme që shndërroi shumë dimensione të jetës së qytetarëve. Nuk kam ardhur të flas për diçka për të cilën ju keni shprehur vlerësimet tuaja.

Por kam ardhur të jap një mesazh, mesazhin se sa e rëndësishme është fjala e mbajtur në politikë dhe në kulturën e re politike që do themelojmë së bashku më 25 prill, fjala e dhënë dhe fjala e mbajtur duhet të jenë themeli i kësaj politike. Siç afroi Tiranën me Elbasanin, duhet të afrojë Shqipërinë me Europën.

Fjalët e një politikani nuk janë fjalë të zakonshme, nuk mund të jenë tullumbace, kur del ajo fjalë merr një vlerë dhe nuk mund të harrohet. 8 vite me radhë keni dëgjuar premtime pafund, jeni përballur me dështime pafund.

Jeni ju në fund të fundit që e paguani faturën e fjalëve boshe, janë qytetarët që kërrusen nga barra e padurueshme e kulturës politike të premtimeve që kthehen në mashtrime.

Ndodhem këtu për të thënë që më 25 prill duke votuar PD, duke votuar numrin 9, duke votuar Aleancën për ndryshim, ju do votoni për ndryshimin e kulturës politike në vend”, – tha Basha.

Lexo edhe :  Korçë- Përfundon numërimi, ja si ndahen mandatet

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas