Lideri demokrat, Lulzim Basha eci në këmbë bashkë me protestuesit nga Drejtoria e Policisë deri tek selia e PD-së. Aty iu drejtua mbështetësve me fjalët:
“Të gjithë strukturat e PD-së për të marrë vendimet pas shpalljes së luftës nga Edi Rama kundër popullit të tij. Duke ju falënderuar nga zemra për këtë qëndresë të paprecedentë në historinë e Shqipërisë për të mos lejuar më diktatin e krimit dhe skllavit të tij, Edi Rama ju kërkoj mirëkuptimin për kohën që do të na duhet se si do të vazhdojmë betejën tonë deri në fund, derisa sa ti japim fund politikës së lidhur me krimin.
Ju jeni protestues, qytetarë dhe prindër, por sot jeni armata e lirisë, shpresa e vetme që Shqipëria të bëhet si gjithë Europa. Ndaj kërkoj mirëkuptimin tuaj për këtë mbledhje të jashtëzakonshme me strukturat për marrjen e vendimeve përkatëse”, tha Basha.
Partia Demokratike ka thërritur një mbledhje urgjente në seli, ku do të marrin pjesë anëtarët e kryesisë së partisë, ata të grupit parlamentar dhe Kolegjit të Kryetarëve.