Kryedemokrati Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama si përgjegjësi direkt për dhunën e policisë ndaj aktivistëve të Shoqërisë Civile sot në sheshin “Skënderbej”.
Në një reagim në Twitter, Basha thotë se ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit.
“Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij”, shkruan Basha.
Postimi
“Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë. Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në #EuropeDay. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur TK është vepra e tij”, shkruan Basha.
LEXO EDHE: