Kryesore

Basha publikon shifrat: 40% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:55 - 14/01/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se nën qeverisjen e Edi Ramës, qytetarët po varfërohen.



Në një postim në Facebook, Basha thotë se ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Kreu i PD ka publikuar edhe shifrat që tregojnë se 40% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 4.19 dollarë për frymë.


Basha ngre shqetësimin se papunësia është shtuar dhe kostoja e jetesës është bërë e papërballueshme.



Kryedemokrati thotë se ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit.



“Ndërsa Rama dhe ministrat e tij shumëfishojnë pasuritë e tyre, Shqipëria varfërohet. Papunësia është shtuar, kosto e jetesës është bërë e papërballueshme. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për njerëzit. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për xhepat e shqiptarëve dhe jo të Ramës dhe ministrave të tij”, shkruan Basha në Facebook.

Lexo edhe :  "Këta e kanë mendjen te darkat e luksit" - Basha: Duhet qeveri për njerëzit


Etiketa:

Pas