Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën e 8 korrikut, kundër diktaturës. Basha thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, refuzuan Edi Ramën. Basha reagimin e tij e ka shoqëruar me një video ku tregohet rasti se si janë mbushur kutitë me vota.
Postimi i Bashës në Facebook:
Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk