Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një videomesazhi, vuri në dukje gjendjen e vështirë që po kalojnë bizneset. Sipas kreut të opozitës vëmendja e Edi Ramës është tek krimi dhe oligarkët.
“Me Edi Ramën në qeveri, krimi dhe oligarkët pasurohen, biznesi i zakonshëm po falimenton”,- thuhet në videomesazh.
Basha thotë se vetëm në muajin Shtator janë mbyllur 1978 biznese nga 838 që u mbyllën një vit më parë.
“Me Edi Ramën në qeveri, çdo vit është më keq për shumicën e bizneseve”,- thuhet në videomesazhin, që ilustron me grafik edhe periudhat 9 mujore 2017-2018. “Krahasimi me vitin e kaluar tregon se falimentimi i bizneseve është gati dyfishuar. Nga 6969 biznese të mbyllura në periudhën gusht-shtator 2017, këtë vit për 9 muaj rezultojnë të mbyllur 11 292 biznese”.
Kreu i opozitës jep mesazhin se sa më gjatë të qeverisë Edi Rama, aq më shumë biznese do të mbyllen.