Aktualitet

Basha publikon videon: Shqipëria në vendnumero me Ramën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 20/04/21 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video në rrjetet sociale, duke iu drejtuar qytetarëve me një mesazh.






“Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Ramën. Vetëm vota juaj mund ta ndryshojë këtë“, thuhet në mesazhin e Bashës.


“Ne punojmë përditë për të parë buzëqeshjen në fytyrat e fëmijëve tanë.  Më shumë se çdo gjë tjetër, ne duam t’i shohim ata të vrapojnë të sigurt drejt të ardhmes. Ne duam të jemi në gjendje t’i japim më shumë. Kur vendi mbetet në vendnumëro, ata e ndjejnë këtë. Ata presin që ne të bëjmë çmos për t’u sjellë atyre shpresën. Pas ngecjes në vend për një kohë të gjatë, ka më në fund shpresë për të ndryshuar. Ta sjellim ndryshimin për ata, për Shqipërinë. Votoni nr 9 që fëmijët tanë të vrapojnë drejt të ardhmes me buzëqeshje në fytyrë!“, vijon mesazhi i kreut të PD.

Lexo edhe :  Ekzekutimi/ Birçaj me të vëllanë, rrahën ish-juristin e Hipotekës në 2010-ën




1






Etiketa: , , ,

Pas