Lulzim Basha tregoi sonte në Opinion se Edi Rama, pasi erdhi në pushtet, bllokoi projektin e tramit të Tiranës.
Duke u ndalur në punët që ai ka bërë në Bashki, Basha u shpreh për disa projekte të bllokuara nga qeveria.
Si përshembull zgjatimi i Bulevardit.
Po sonte, kreu i Opozitës tha se ishte bërë projekti dhe ishte siguruar financimi nga qeveria franceze përmes një kredie për tramin e për nisjen e punës, por Edi Rama e mbylli këtë, pasi gjatë një takimi në Paris i tha Presidentit francez, se trami nuk ishte prioritet.
Kjo sipas Bashës është e vërtetuar dhe e shkruar në relacionin e ambasadës franceze.
1
Etiketa: Basha, Rama, trami