Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri, Edi Rama në derën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Sipas Bashës, Rama është në krye të alibive për këtë çështje, kur duhet që ti kërkojë dorëheqjen Ilir Metës.
Postimi i Lulzim Bashës në Facebook:
“Të gjithë shqiptarët panë vetë sot sesi Edi Rama nga dera e Prokurorisë, tentoi të diktojë variantin e tij për ngjarjen duke e quajtur skenar aktrimi. Pra pavarësisht fakteve dhe rrethanave, pavarësisht hetimit dhe punës që duhet të bëjë drejtësia, Edi Rama imponohet duke konkluduar ai i pari për këtë ngjarje.
Ky ishte synimi i tij sot, që del qartë edhe nga fakti se kryeministri e kishte përgatitur verdiktin e tij, e kishte të shkruar dhe e lexoi para kamerave, sidoqë të ketë shkuar marrja e tij në pyetje.
Rama nuk ngurroi të vihej në krye të skemës së krijimit të alibive dhe ushtrimit të presionit ndaj drejtësisë.
Vetëm një hetim objektiv, bazuar mbi fakte, dhe i painfluencuar nga politika do të ndihmojë në zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e të vërtetës. Mundësia për një hetim të tillë kompromentohet rëndë sa kohë që i akuzuari për porositjen e vrasjeve mban postin si numër dy i shtetit.
Edi Rama urdhëroi protestën e 21 janarit edhe pse Ilir Meta kishte dhënë dorëheqjen nga posti i zvkryeministrit. A do ti kërkojë Edi Rama kësaj radhe Ilir Metës dorëheqjen pas akuzave publike për vrasje të deputetit të tij? Nëse Edi Rama nuk kërkon të paktën dorëheqjen e Metës për këtë akuzë shumë më të rëndë se akuza për të cilën urdhëroi 21 janarin, a nuk vërteton kjo se Rama është bashkëpunëtor në mbulimin e krimit të paralajmëruar?
Kryeministri ka në dorë të ndihmojë drejtësinë duke i kërkuar Ilir Metës, të akuzuar për porositjen e vrasjes së 2 deputetëve, që të japë dorëheqjen.
Nëse jo, Edi Rama konfirmon se është kokë e këmbë i implikuar, dhe se ka zgjedhur të bëhet pjesë e mbylljes së cështjes, mbylljes së hesapeve e pazareve, dhe jo zgjidhjes që vjen vetëm nga drejtësia”, shkruan Basha në Facebook
Rama ka marre virusin e Sales .E ka kuptu qe asht telenovele, dhe s’ka nevoje per hetim…Sala ben koalicion me Meten, per pushtet personal, dhe kishte rast te tregohej “burre”, me skandalin e “bllokut”, por nuk e beri…Rama ben koalicion me Meten ,me moton, “qellimi justifikon mjetet”, dhe le te presim qe te “nderroje” vendet me Salen, kur ky te organizoje “21 janarin blu”….Keta lloj njerezish, çdo gje mund te jene , vetem burra, s’behen per se gjalli…Burrnia nuk blihet, e as dhurohet….Ajo eshte ne gen, dhe me soj, ajo mund te trashegohet….Keta lloj njerezish nuk e kane pase shansin t’i kene keto gjera, ..prandaj dhe populli s’mund te prese asgje te mire prej tyre…
te shkon me mir lek tahir met gjini.sala nuk ka faj qe enveri pra rama dhe meta pra Mehmet shehu dijne me i vra njerzit e vet koqi xoxen,pra doshin .lufte Brenda llojit.a nuk i nxorren syte njeri tjetrit prifti e meta.nji yndyre e qelbur jan komuniste enveriste dhe qelbsiriste.