Kryesore

Basha: Rama gju më gju me kriminelët. Gëzohen me skandalet e njëri-tjetrit





Na ndiqni në Facebook
               Publikuar në : 12:23 - 31/08/18 |
mapo.al

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar sot me gazetarët duke folur për situatën në vend ku nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.


Basha foli që në krye për bahskëqeverisjen me krimin dhe prova më e fundit është ajo e deputetit Jurgis Çyrbja, denoncuar së fundmi, si i lidhur em bandën e Shullazit; po ashtu është skandali i Ballës i lidhur me anëtarin e bandës së Lushnjës.



Basha tha se, Rama nuk gjen kohë për qytetarët që i adreson në internet por ama ulet gju më gju me kriminelët.


“Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe për vazhdimin e skandaleve. Së pari bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, bashkëqeverisja me krimin që vërtetohet më së miri nga ajo që qytetarëve i ka sjellë një faqe interneti kurse gjithë kohën e tij e kalon më kriminelët. Ata kanë akses, e me ta ulet gju më gju”,- deklaroi Basha.

Sipas tij, ministrat e deputetët e maxhorancës gëzohen për skandalet e njeri-tjetrit.

“Plasi skandali i Xhafajt, u gëzua Tahiri. Plasi skandali i Cyrbjas u gëzua Xhafajt. Plasi i Ballës, u gëzua Cyrbja, plasi skandali i Bibës, u gëzuan këta të gjithë”,- tha kreu i PD-së.

Ai e quajti tallje reagimin e kryeministrit për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe madje e akuzoi Ramën se pas aktit qëndron bashkëqeverisja e tij me kriminelët.

“Tallje është twitteri i Edi Ramës. Të gjitha provojnë se pas këtij akti kriminal që ndron bashkëqeverisja e Ramës me krimit”,- u shpreh Basha.

Prioritet i parë i opozitës do të jetë shkëputja e lidhjeve të krimit me qeverinë. Asgjë në këtë vend nuk ka për të ndryshuar sa kohë që vendi qeveriset nga krimi dhe kushti i parë është mos kemi një kryeministër të lidhur me krimin. Dje bandat kanë ndërmarrë një akt të paprecedentë ndaj koleges suaj Klodiana Lala. I turpshëm dhe i neveritshëm është reagimi i Prokurorisë, që në vend të deklaratave inkurajuese, duhej të fillojë hetimin gjithpërfshirës se nuk ka njeri në Ballkan e Europë që nuk e kupton se kjo ndodh kur qeveria bashkëqeveris me krimin.

Pas këtij akti kriminal qëndron bashkëqeverija e Ramës me krimin. Denoncimi i fundit i kësja gazetareje ishte lidhja e Çurbjes me bandat.

Në Kuvend duhet të kishte mbërritur kërkesa për arrestimin e Çyrbjes. Mos kujtoni se bandat kriminale e kanë anëtarësimin me tesara apo bordero; është me bashkëpunim.

Asnjë kërkesë nuk ka mbërritur për arrestim. Krimi e kupton syshkeljen nga pushteti. Krimi nuk pret ta marrë në telefon Edi Rama, por mjafton edhe një syshkelje si në rastin e gazetares dhe plumbat të binin dhe në dhomën e dy fëmijëve.

Bandat e Shkodrës, si banda e Bajrave, të rrëmbejë e përdhunojë dhe të shoqërohet me furgon Policie. Më vjen keq që një pjesë e mediave e kanë censuruar. Por kur kryeministrin e kanë në xhep, ato sundojnë.

Sundojnë Elbasanin bandat ku sot kanë Policinë dhe me gjithë premtimet e mëdha, asnjë nga bandat nuk ka përfunduar prapa hekurave se e kanë për krenari lidhjen me pushtetin. E dëgjuat Taulantin? E kam mik tha. Është mik me anëtarin e bandës së Lushnjes dhe kjo miqësi me të ka bërë që të shkelet ligji për prokurrimet dhe Edmond Bego të përfitojë 14 milionë euro në zonën elektorale të Taulant Ballës.


Etiketa: , , ,

Pas