Aktualitet

Basha: Rama grabiti vendin në tërmet dhe pandemi me afera korruptive








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:23 - 01/10/20 |
mapo.al

Lulzim Basha, i futar në ‘Syri Tv’ tha se Partia Demokratike prej dy vitesh ka prezantuar planin antimafia. Teksa u pyet nëse duhet ti besojmë Bashës që do luftojë korrupsionin, kreu i opozitës tha se plani i prezantuar nga PD do të zbatohet në çdo rast korrupsioni.


Ai shtoi se të ashtuquajturat koncesione dhe PPP nga qeveria e cila vetë vjedh para,  në fakt janë afera të pastra korruptive dhe s’kanë asnjë lidhje me koncesionin e vërtetë.


‘Ky plan parashikon kalimin në një sitë hetimi administrativ të secilit prej koncensioneve dhe hetimin e plotë, me parimin “ndiq paranë”, për të rekuperuar fondet publike të përfituara në mënyrë të paligjshme në këto kontrata korruptive.’-tha Basha.



Kreu i PD theksoi se qeveria nuk i ndali aferat korruptive as kur ra tërmeti dhe as në kulmin e pandemisë, ndërsa shton se Rama nuk mori asnjë masë duke i çuar fëmijët në shkolla.


‘Shqipëria është e grabitur nga i pari i qeverisë me një grusht njerëzish rreth tij. Po të shikosh se cfarë ndodhi, j’ua thashë nuk e ndali vjedhjen as kur plasi tërmeti. Nuk e ndali vjedhjen as në pandemi.


A i mbani mend tenderat sekret në pandemi? Se mund t’i keni harruar! Në kulmin e pandemisë bënte tendera sekret për të vjedhur paratë që duhet të shkonin për të blerë paisje mbrojtëse, maska apo të tjera medikamente e të tjera për të mbështetur shëndetësinë. Tendera sekretë për të vjedhur.

Në kulmin e krizës ku çdo vend alokonte para në buxhet nga zëra të tjerë për të mbështetur shëndetësinë, për të mbështetur ekonominë, ku prapë e kishte mëndjen për të vjedhur dhe nuk është çudi, siç e thotë çdo raport ndërkombëtar që është vendi që vidhet më shumë.

Si mund t’i thotë një njeri që është në krye të vendit, t’i thotë s’ke para për bukë për fëmijët, s’ke para për maska dhe higjenizues për fëmijët që i çove në shkolla, pa marrë asnjë masë.

Por po më votove mua, do të të ndihmoj pas 25 prillit. Po ti ke 7 vjet ne pushtet, ke 7 vjet në pushtet, ke hyrë në vitin e 8 në pushtet. Po sot, çfarë do të bëjë ai dhe pikërisht kësaj i kemi dhënë përgjigje ne.

Sot ka nevojë biznesi për ndihmë, sot ka nevojë kryefamiljari për para shtesë, për të ushqyer femijët. Sot ka nevojë pensionisti për atë bonus shtesë. Sot ka nevojë biznesi për atë bonus që kemi kërkuar prej 1 mijë eurosh.’-tha Basha.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas