Aktualitet

Basha: Rama ka urdhëruar prokurorinë të mbrojë Valdrin Pjetrin






               Publikuar në : 10:48 - 12/08/19 |
mapo.al

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha thotë se Valdrin Pjetri duhet të merret i pandehur, por Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë që ta mbrojë atë. Basha tha se për të larguar hajdutët dhe kriminelët duhet larguar së pari, Edi Rama.

Statusi i plotë i Bashës në facebook:


Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare! Ai ka uzurpuar të gjitha pushtetet me një bandë kriminelësh e hajdutësh që i duhen për të vjedhur Shqipërinë.



Valdrin Pjetri duhet të merret urgjentisht i pandehur sepse ka shkelur Ligjin e Dekriminalizimit duke fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij si trafikant droge. Por Edi Rama i ka dhënë urdhër prokurorisë së korruptuar që ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do ketë as drejtësi dhe as demokraci, banditët, kriminelët dhe hajdutët do të sundojnë Shqipërinë.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën! Shporrja e Hajdutit Psiqik dhe bandës së tij është jetike për sigurinë dhe jetën e çdo familje shqiptare! #HajdutiPsiqik #RamaIk


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas