Rama: Lulzim! unë kam mësues për gjuhën shqipe Fan Nolin e Konicën, ti ke Saliun e Monikën
Në përgjigje të akuzës së përsëritur të Ramës për qëndrimin e PD-së për Himarën, Basha ka përsëritur akuzat për shifrat e trafikut të drogës, bazuar në të dhënat që vijnë përmes raporteve të ndërkombëtarëve.
“Del e na flet si linguist, por nuk është linguist por kapo i drogës. Ky është gati të vërë flakën gjtihë shqipërisë jo vetëm Himarës. Ja çfarë thotë raporti i Institutit të BE-së për sigurinë dhe raporti i qëndrës së monitorimit për drogën: për vite më rradhë pjesa më e madhe e kanabisit kishte origjinë Marokun por vitet e fundit ka trafik mariune e vaj mariune nga Ballkani dhe veçanërisht Shqipërisë për shkak të rritjes së kultivimit të Kanabisit në këtë vend. Në raport theksohet se rruga e Ballkanit dhe rruga jugore janë dy rrugët kryesore të trafikut të opiumit dhe kokainës në BE. Rruga nëpërmjet shqipërisë është kthyer në tregun më të madh të drogës, 24 miliard euro që do të thotë 6 vite buxhet i shtetit. Ja për çfarë llomotit ky këtu”, tha Basha.
Rama: Lulzim! unë kam mësues për gjuhën shqipe Fan Nolin e Konicën, ti ke Saliun e Monikën
Më heret Rama sqaroi gjuhën që ai përdor në parlament duke sqaruar se për mësues të gjuhës shqipe ka Fan Nolin e Konicën ndërsa Basha ka Saliun e Monikën
“Lulzim më përmënde në mënyrë të vazhdueshme gjuhën time, se di sa e kontrollon tëndën, por të suiguroj se me tëndën ka shumë arsye për tu fyer për mënyrën se si e përdor gjuhën shqipe. Unë kam mësues për gjuhën shqipe Fan Noline Konicën ndërsa ti ke saliune Monikën”