fbpx

Aktualitet

Basha: Rama tentoi të kapë Kushtetuesen për 30 qershorin





               Publikuar në : 19:12 - 15/11/19 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se tentoi të marrë nënkontroll Gjykatën Kushtetuese për të legjitimuar 30 qershorin. Gjatë një konference për shtyp nga selia blu, kjo gjykatë, tha Basha, do vendosë, kur të jetë funksionale, për datën e zgjedhjeve vendore, për të cilat qeveria theu dekretin e presidentit Ilir Meta dhe shkoi e vetme në zgjedhje.


“Rama bëri çdo përpjekje për të kapur Gjykatën kushtetuese dhe Reformën në Drejtësi. Rama po përpiqet të kontrollojë drejtësinë. Kush nuk e do drejtësinë është e qartë. Kryeministri uzurpoi kompetencat e Presidentitit. Një teatër 3-ditor për Gjykatën Kushtetuese. Edi Rama e kishte jetike kapjen e Gjykatës Kushtetuese sepse kjo gjykatë ka për të vendosur për disa çështje jetike siç është 30 qershori. Për interesat e tij personale, po merr peng të ardhmen europiane të Shqipërisë. SPAK dhe BKH janë jetike dhe duhet të vihen sa në shpejt në funksion. Kush nuk e do gjyqësorin e pavarur, kush nuk e do SPAK-un dhe BKH-në sipas Kushtetutës dhe po kështu ka ekspozuar një nga faktorët kryesorë pse jemi në këtë gjendje të rëndë politike, ekonomike, sociale, isntitucionale, kushtetuese me pasoja të tmerrshme për ekonominë e vendit, për gjithsecilin prej jush dhe familjeve tuaja dhe me pasoja të përsëritura për futjen e Shqipërisë në Europë“, u shpreh Basha.



Opozita ndan të njëjtin qëndrim me kreun e shtetit sa i takon plotësimit të vakancës në Kushtetuese. Basha tha se vendi i anëtarit në Gjykatën Kushtetuese i takon presidentit dhe jo Ramës apo Dvoranit.


“Shkelja e vazhdueshme e Kushtetutës, kapja e çdo institucioni tani nuk është më përjashtimi por rregulli. Kuraja me të cilën kjo maxhorancë dhe ky kryeministër u përpoqën të shkelnin dhe të dhunonin Kushtetutën, të uzurponin kompetencat e një institucioni tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni tjetër siç është ai i Presidentit të Republikës, në mënyrë që të kapnin një anëtar të Gjykatës Kushtetuese që me Kushtetutë nuk i takonte të emërohej as nga Edi Rama, as nga Ardian Dvorani por nga Presidenti i Republikës dhe lehtësia me të cilën u munduan ta kalojnë këtë tregon dimensionin e vërtetë kriminal të këtij plani për kapjen e çdo institucioni dhe është mbi të gjitha treguesi i paligjshmërisë totale ku noton vendi”, tha ai.

Duke i kujtuar kryeministrit se ngritja dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është një nga kushtet e Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave, Basha kishte një thirrje për PS-në.

“Mazhoranca do që të kapë presidencën. Mirëpo Gjykata Kushtetuese është një nga kushtet e Bundestagut. Edi Rama nëse mendon se mund t’ia hedh Bundestagut, e ka shumë, gabim, sepse është institucioni më i formuar për atë që ndodh në Shqipëri. Rama kujton se me letra bakalli “u kry” do të bëj punë. Edi Rama ëhstë një person që për interesa të vetat pengon integrimin e vendit. Thirrja ime ndaj PS është të ndalë këtë politikë. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Basha.

Zgjidhja për krizën institucionale dhe politike që po kalon vendi, tha kreu i PD, janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, njësoj si në Maqedoninë e Veriut.

Ka një rrugëtalje nga ky batak Surreli, kthimi në ligjshmëri duke nisur me rikthimin e zgjedhjeve të pandikuara nga krimi. Zgjidhja është rruga që po merr fqinji ynë Maqedonia e Veriut drejt zgjedhjeve të parakohshme. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme i hapin rrugë reformës së vërtetë në drejtësi”, tha lideri i opozitës.

LEXO EDHE:

Basha: Do rishohim çdo vendim të Parlamentit prej 18 shkurtit


Etiketa: , , , , , ,

Pas