Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka reaguar për herë të parë lidhur me zgjedhjet në Akademinë e Shkencave. Basha e quan procesin fals dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se po dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, duke “gatuar”, sipas tij, Gjinushin kryetar të Akademisë së Shkencave. Më herët ishte akademiku, Artan Fuga, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale denoncoi se po përgatitet terreni për të çuar kryetarin e PSD, Skënder Gjinushi, në krye të ASH.
Postimi i Bashës
Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas!
Ashtu si “zgjedhjet” e tjera fallco edhe në Akademinë e Shkencave po gatuhet “zgjedhja” e Gjinushit. Rama dhe banda në pushtet dhunon shkencën dhe artin njësoj si demokracinë, pronën, qytetarin, ekonominë, të drejtat politike, drejtësinë. Asnjë hap pas! #ShqipëriaSiEuropa #25Maj
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) May 17, 2019