Kryesore

Basha: Rama po injekton miliarda për 10 oligarkë, braktisi shqiptarët





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:20 - 30/04/20 |
mapo.al

“Edi Rama ka vendosur 10 oligarkë para interesave të shqiptarëve”, tha kreu demokrat Lulzim Basha në studion e Opinion. Basha tha se pse Qeveria vijon ti japë para oligarkëve, ndërkohë që shqiptarët dhe biznesi janë në krizë.


“Në kohë pandemie dhe me ligjin e emergjencave civile, do të anulloja kontratat koncensionare dhe këto para do i injektoja në ekonomi, dhe jo siç po bën Rama që i ka injektuar në një dhomë ku ndodhet ai dhe 10 oligarkë.


Janë 2 mld euro kontrata korrupsioni që duhej të ishin anulluar. Sterilizimi është një nga aferat më kriminale, që është një test për drejtësinë shqiptare dhe arrestimin e Ilir Beqajt, që del sot dhe thotë të ulen rrogat dhe pensionet, me bekimin e Edi Ramës, që teston me këtë propozim se sa mbajnë shqiptarët”, tha Basha.


Kreu demokrat tha se po të ishte Kryeministër do të akordonte 270 mln euro për një periudhë 3 mujore për të ndihmuar shqiptarët, ndërkohë që Rama ka akorduar 27 mln euro dhe diçka më shumë se kaq i ka dhënë oligarkëve.


Pyetje: Çfarë i gjeni të mirë ju reagimit të qeverise këto 60 ditë?

Propagandën e ka qarë, regjimi i Facebookut është shpalosur me gjithë dimensionin e tij
Pandemia, njësoj si tërmeti, treguan atë që dimë prej kohësh, kemi një qeveri të huaj, një qeveri të pakicës, e cila vendos interesat e 10 oligarkëve dhe 10 klientëve të saj mbi interesat e 3 milion shqiptarëve.

E kemi parë këtë në mënyrën se si është sjellë qeveria gjatë këtyre 7 viteve, ka 7 vjet që ua rrit taksat shqiptarëve, u ka rritur çmimin e energjisë, u ka rrit çmimin e naftës dhe kur erdhi dita që shqiptarët të merrnin një përfitim nga paratë e tyre nuk kujtohet për ta. Tani paratë prapë shkojnë, siç shkuan sot për oligarkët, siç shkuan për inceneratoret, siç shkuan para 5 javësh 22 milion euro për katër kontraktorë.

E gjithë fatura që është paguar për shqiptarët është 27 milionë. E dinë të gjithë që inceneratorët janë një aferë korruptive. E dinë brenda Partisë Socialiste. E dinë zyrtarët më të lartë socialistë që kjo është një aferë korruptive e anëtarëve të Bandës së Lushnjes me Edi Ramën, me Arben Ahmetajn dhe me Erion Veliajn.

E dinë të gjithë. Strategjia që qeveria shqiptare ka patur prej 10 vitesh në mënyrë të pandërprerë me qeverinë gjermane, paguan nga taksat e gjermanëve , nuk ka qenë për incerneratorët, ka qenë për të vazhduar regjimin e landfilleve. Inceneratorët u shpikën për një arsye të thjeshtë: Për t’u vjedhur shqiptarëve 400 milionë euro.

Pyetje: Si dalin 400 milionë euro?

Janë kontratat, janë kontratat. I keni ju, mund ta nxirrni prapë. Janë paratë që u paguan shteti incerneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit për të gjithë pjesën e kontatës 10, 15 sa vjet e kanë. Pra vetëm pagesa e incerneratorëve këtë vit do të mjaftonte që punonjësit e fasonerive të mos ekspozoheshin ndaj një rreziku të tillë .

Pra pandemia çfarë ka bërë në fund të fundit? Ka ekspozuar shtetin prej kartoni që u rrënua me goditjen e parë të tërmetit. E mbani mend që nuk kishte as kazma, as lopata, as doreza për të gërmuar, jo më qen shpëtimi. Dhe pandemia zbuloi tjetër gjë. Megjithëse kishim 1 muaj që u thonim merrni masa dhe thonin “kemi marrë masa, mos kini merak është grip i zakonshëm”, I gjeti pa masa.


Etiketa: , , ,

Pas