Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha komentoi ndryshimet në qeverinë e Edi Ramës.
“Edi Rama mund të kishte vendosur shoferin e tij, parukierin e tij dhe askush nuk do e ndalë. Me aktin e sotëm, Edi Rama dëshmoi se ai nuk ka nevojë për ministra. Ai qeveris direkt me olgiarkët dhe me krimin. Me ta ai përcakton se si grabiten pasuritë dhe paratë e shqiptarëve,” tha Basha.
Sa u përket ministrave të larguar, Basha tha se ata janë të korruptuar dhe duhet të dalin para drejtësisë. Kurse ministrat e rinj, sipas Bashës, janë njerëz pa profil dhe përgjegjësi politike.
“Ajo që u ka ofruar shqiptarëve është një përzgjedhje njerëzish anonimë, të paaftë dhe disa të korruptuar thellësisht. Roli i tyre është që të shërbejnë si fasadë në qeverisjen e Edi Ramës me oligarkët”.
“Ndryshimet në qeveri tregojnë degradimin e plotë të PS. Ne pamë një grup njerëzish që vetëm duartrokasin sjelljen e Edi Ramës, që e ka kthyer partnë në një plaçkë. Ndryshimet tregojnë gjendjen e degraduar mendore të Edi Ramës. Ai nuk fsheh dot të vërtetën që e dinë dhe e kanë parë të gjithë: Peshku qelbet ng koka”.
Pse nuk e hiqni kete kendin per komente kur nuk publikoni asnje koment ju te mutmedias,mikut te doçit,.. Zheji