Politika

Basha: Rama rrënoi ekonominë, çmimet u rritën gjatë pandemisë më shumë se në çdo vend tjetër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:31 - 19/11/20 |
mapo.al

Kryetari i PD, Lulzim Basha i referohet studimit të fundit të EUROSTAT, ku evidentohet se në Shqipëri u rritën çmimet gjatë pandemisë, më shumë se në asnjë vend tjetër.





Basha thekson përmes një postimi në rrjetet sociale se Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në menaxhimin e situatës.


“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë”, thekson Basha.




Postimi i Bashës
Shqipëria u rendit e katërta në Europë për Rritjen e Përgjithshme të Çmimeve këtë tetor, sipas metodologjisë së EUROSTAT.


Çmimet e ushqimeve u rritën me 6.6%.


Çmimet e transportit u rritën me 3.4%.

Për 7 vite, Rama e ka rrënuar ekonominë. Tani, gjatë pandemisë, Shqipëria është vendi që u jep qytetarëve më pak ndihmë ekonomike.

Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Një qeveri që nuk është e zënë me politikë, por me kthimin e të papunëve në punë, ringjalljen e ekonomisë tonë dhe uljen e kostos së jetesës.

Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për Shqipërinë.

LEXO EDHE: 

Shqipëria, e katërta në Europë për rritjen e çmimeve në muajin tetor

1


Etiketa: , , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas