Aktualitet

Basha: Rama si Borati, prej 2 marsit vetëm sulmon opozitën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:31 - 27/04/20 |
mapo.al

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, e krahasoi sjelljen e Ramës me atë të Boratit, aktori komik, që mendonte se do impononte në perendim, vlerat e vendit të tij të korruptuar dhe nën regjim satrap lindor.


Jemi në regjim Fejsbuku, tha Basha, duke e pranuar se pandemia e ka shtuar autoritarizmin e Ramës dhe sundimin e tij anti-demokratik, në kundërshtim me Kushtetutën.


Basha vuri në dukje se prej 2 Marsit, Edi Rama më shumë kohë ka shpenzuar në sulme ndaj opozitës dhe eksponentëve të saj, se sa për të qeverisur e përballuar krizën.


Kjo, sepse, propozimet dhe qendrimet e PD nxorën në pah dështimin, paaftësinë dhe shtetin prej kartoni që rilindja ka ndërtuar.



Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas