Kryesore

Basha: Rama synon përçarjen, por është shkrepëse e lagur





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:35 - 13/05/20 |
mapo.al

Kreu demokrat Lulzim Basha tha mbrëmjen e sotme se nuk ka për të pasur një marrëveshje mes tij dhe Edi Ramës, sikundër ndodhi në 2017.


Basha ka sqaruar se ajo ishte një marrëveshje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme ndërsa për dështimin e tyre fajëson kreun e qeverisë duke i përmendur edhe tërheqjen nga procesi gjyqësor me gazetarin e BILD që publikoi faktet për shit-blerjen e votave.


“PD nuk ka bërë ndonjëherë aleancë me PS-në. Marrëveshja e 2017 ishte një vendim për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme. Prokuroria shqiptare vazhdon të fle gjumë mbi dosjet e krimit elektoral.


Ishte një marrëveshje për zgjedhje të lira dhe të ndershme, por që s’ishin të tilla. Kjo është përgjegjësi e Edi Ramës. Ndaj u distancua se gjyqi gjerman do ta nxjerrte zbuluar.


E vetmja shpresë e Edi Ramës është të mbjellë përçarje, por me sa shikoj është një shkrepëse e lagur. Ai ka në dorë të iki me faqe të bardhë ose me faqe të zezë”, tha Basha për Faxnews.

LEXO EDHE: 

“Të bashkojmë shqiptarët”/ Basha: Rama e ka KÇK të skalitur në ballë

 


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas