Seanca e Kuvendit është kthyer ditën e sotme në një arenë akuzash, ku deputetët akuzojnë njëri-tjetrin, por askush se bën veten fajtor. Pas akzuave të ish-Kryeministrit, Sali Berisha kundrejt kreut të PD-së, Lulzim Basha, ky i fundit ka akuzuar kryeminsitrin Edi Rama.
Basha tha se kryeministri Rama, para dy ditësh ka udhëtuar në një vend të BE-së me një charter luksoz, që sipas kryedemokratit, vetëm karburant do 150 mijë euro.
Duke u ndalur tek afera e inceneratorëve, Basha tha se ndonëse dje janë shpallur në kërkim ndërkombëtar dy pjesëtarë të kësaj afere, qeveria vazhdon të paguajë skenat e krimit.
“Dua ta nis me pyetje retorike, si ka mundësi që në seancën e javës, të ngarkuar me vendime të sjella nga vetë qeveria, në një javë të mbushur me skandale, që do të trondisin e do të rrëzonin qeverinë normale në vende normale, këtu nuk ndodhet as 1/3 e deputetëve? Ku është kryeministri? E dimë që para dy ditësh shkoi e erdhi me charter privat, duke harxhuar 120 apo 150 mijë euro karburant. Shkon e vjen me një charter luksoz, ku vetëm karburanti kushton minimumi 150 mijë euro. Dhe kur vjen puna për t’u përballur me shqiptarët, nuk e dimë ku është.
Me cilin vend të Evropës, mos të them të botës, në 2022, mungon transparenca minimale për shpenzimet marramendëse qeveritare të një populli që është në varfëri të thellë. Në cilin vend të botës kryeministri ka charter privat, shkon drejt kryeqyteteve luksoze të Evropës, ndërkohë që qeveria e tij pa asnjë mandat dhe në kundërshtim me ligjin shemb catitë e banorëve të kryeqytetit, sic ndodh te “5 Maji”, ku pjesa dërrmuese e banorëve janë në gjendje lufte, sikur i ka bombarduar një armik, një armiku i padukshëm, por i tmerrshëm, i korrupsionit qeveritar.
Mjaftojnë këto fakte për të kuptuar pse dy ditë më parë raporti i Ti konfirmoi që qeveria e masakrës zgjedhore të 25 prillit është qeveria më e korruptuar e Evropës, më e korruptuara e Ballkanit”, tha Basha.