Kryedemokrati Lulzim Basha vijon t’i mëshojë nevojës për rritje fondesh dhe testimesh, në një kohë kur regjistrohet numër i lartë i të prekurve me Covid-19.
Në një postim në Twitter, Basha thotë se Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë, ndonëse vala e dytë ishte paralajmëruar.
Sipas kreut të opozitës, qeveria do të kishte marrë masat e duhur nëse do të kishte dëgjuar propozimet e Partisë Demokratike.
Duhen vendime dhe veprime të shpejta për rritje testimesh dhe fondesh, thotë Basha, për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë.
Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha në “Twitter”:
Në vend të llafeve, sot më shumë se kurrë duhen vendime dhe veprime të shpejta për të rritur testimet dhe fonde për të ndihmuar të sëmurët, shëndetësinë dhe ekonominë. Asgjë nuk është më e çmuar se jeta e njerëzve!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 2, 2020
Numri i të sëmurëve nga Covid-19 po rritet përditë, fatalitetet po shtohen dhe kapacitetet shëndetësore po shkojnë drejt kolapsit. Rama ka humbur kontrollin mbi pandeminë, megjithëse vala e dytë ishte paralajmëruar. Po të na kishte dëgjuar, qeveria do kishte marrë masat e duhura.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 2, 2020