Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat u shpreh se zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama më 30 Qershor janë farsë dhe ky do të jetë fundi i tij. Gjithashtu Basha u shpreh se “Edi Rama nuk është as sa Ramiz Alia. Ai i anulloi votimet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë votimeve pluraliste. Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë. Por ky do të jetë fundi i tij.”-tha Basha.
Kreu i PD-së komentoi padinë e kryeministrit Edi Rama ndaj gazetarit gjerman Peter Tiede. Ai tha se “Rama jeton në luks. Mori si avokat kundër gazetarit gjerman që publikoi vjedhjen e zgjedhjeve, avokatin e milionerëve dhe sulltanëve. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.”-tha Basha.
Reagimi i plotë i Bashës
Rama jeton në luks. Mori si avokat kundër gazetarit gjerman që publikoi vjedhjen e zgjedhjeve, avokatin e milionerëve dhe sulltanëve.
Sot, Edi Rama shpalli se ka pajtuar një avokat gjerman kundër gazetarit Peter Tiede. Është një nga avokatët më të shtrenjtë në Europë, që faturon të paktën 13 euro për minutë. Të gjithë klientët e këtij avokati janë multimilionerë dhe miliarderë dhe, mes tyre mbretër, dhe sulltanë.
Nuk është e rastësishme që në këtë listë, tani, do të jetë edhe Edi Rama, një nga njerëzit më të pasur të Ballkanit. Padia që ka bërë mund të kushtojë qindra mijëra euro. Por Edi Rama nuk i asgjë as as milionat.
Ai ka 21 vjet që vjedh dhe plaçkit gjithë Shqipërinë. Ka marrë 20-40 për qind për çdo leje ndërtimi që ka dhënë në Tiranë dhe gjashtë vitet e fundit në Shqipëri ka zhvatur qindra milionë euro.
Por nuk ka asnjë dyshim se një nga përfituesit direkt të trafikut marramendës së drogës ka qenë Edi Rama. Me këtë para kriminale Edi Rama jeton në luks, i shkëputur nga realiteti. Etja e verbër për para dhe pushtet, e zhveshur nga çdo ndjesi njerëzore, e çuan Edi Ramën në krahët e krimit që në fillimet e karrierës së tij dhe, që atëhere, ka mbetur peng i krimit.
Në emër të krimit, në emër të avdylajbe, lalave, dakovea, gjiknurëve, manjave, Edi Rama paska vendosur të padisë një gazetar perendimor që i nxori lidhjet e tij me krimin, duke paguar me paratë e korrupsionit!
Është e njëjta mbrojtje që u ka bërë gjatë këtyre viteve Mark Frokut, Armando Prengës, Pjerin Ndreut, Artur Bushit, Elvis Roshit, Qazim Sejdinit, Saimir Sahirit, Damian Gjiknurit, Agron Xhafajt, rrajave, habiljave, shullazëve dhe trafikantëve të tjerë.”
Mbrojtje totale, pandëshkueshmëri absolute ndaj krimit dhe korrupsionit. Këtë e ka arritur duke shkatërruar shtetin ligjor dhe demokracinë. Duke kapur çdo pushtet.
Edi Rama nuk është as sa Ramiz Alia. Ai i anulloi votimet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë votimeve pluraliste
Edi Rama po përpiqet të bëjë edhe gjënë e fundit që bën çdo autokrat për ta mbajtur pushtetin: zgjedhje farsë.
Por ky do të jetë fundi i tij.
Jo shumë kohë më pare Shqipëria jetonte nën diktaturën kriminale të Enver Hoxhës. Edhe atëhere kishte votime.
Njerëzit shkonin në qendrat e votimit, merrnin një fletë votimi, në të cilën kishte vetëm një emër dhe hidhnin fletën në kuti, pa asnjë fshehtësi. Ndërkohë,kudo buçiste propaganda shtetërore se vota ishte plumb për armikun, se armiku nuk donte që populli të votonte për partinë.
Votimet farsë, nën frikë dhe terror, ishin një nga elementët kryesorë të diktaturës.
Edhe kur diktatura po rrënohej, nën falimentimin ekonomik dhe peshën e krimeve të veta, Ramiz Alia u përpoq ta shpëtonte me zgjedhje farsë.
Kur komunzimi ra kudo në lindje, kur pluralizmi dhe liria triumfuan mbi robërinë, Ramiz Alia deshi t’u shiste shqiptarëve të etur për liri, pluralizëm fallso.
U përpoq të bënte në shkurt 1991 zgjedhje gjoja pluraliste me organizatat e rinisë dhe të grave komuniste, por dështoi, sepse njerëzit nuk u mashtruan, sepse shqiptarët donin lirinë e vërtetë.
Tre dekada më vonë. Jemi kthyer në të njëjtën situatë.Shqipëria është sot e rrënuar ekonomikisht.
Krimet shtetërore janë bërë të padurueshme.
Demokracia ka rënë.
Edi Rama po kërkon të mbajë zgjedhje farsë, gjoja demokratike për të zgjatur jetën e regjimit të tij kriminal dhe autokratik, edhe për pak.
Njësoj si më 1991, qytetarët ftohen të shkojnë në qendra votimi, të marrin një fletë votimi, në të cilën ka një emër dhe ta hedhin atë në një kuti, pa asnjë fshehtësi.
Njësoj si atëherë, vota është shpallur plumb kundër armiqve të regjimit. Njësoj si atëherë, regjimi mundohet të shtypë pakënaqësinë e njerëzve.
Ramiz Alia nuk e shpëtoi dot regjimin kriminal enverist.
As Edi Rama nuk do ta shpëtojë dot regjimin e tij kriminal. Por fati i Edi Ramës duket se do të jetë më i keq se i Ramiz Alisë.
Ramiz Alia i anulloi zgjedhjet e shkurtit 1991 për t’i hapur rrugë zgjedhjeve pluraliste. Edi Rama ka vendosur t’i bëjë zgjedhjet e tij njëpartiake.
Ndryshe nga Ramiz Alia, Edi Rama ka zgjedhur të nxisë dhunën. Rama e di se vetëm nëse ka dhunë dhe përplasje civile, do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet, drogën, mbrojtjen ndaj krimit.
Edhe pse një komunist, pjesë e krimeve të regjimit kundër popullit, Ramiz Alia kuptoi fundin e tij dhe e pranoi atë pa i sjellë fatkeqësi dhe kosto të tjera vendit. Kurse Edi Rama ka zgjedhur një rrugë më fatale. Ai ka javë të tëra që bredh nëpër Shqipëri, duke provokuar dhe nxitur përplasje shoqërore.
Në të gjitha protestat e opozitës, ka futur provokatorë për të nxitur dhunë.
Në të gjitha vizitat nëpër Shqipëri ka folur për të motivuar dhunë.
Kulmin e arriti mëngjesin para se të nisej për në Shkodër, pak ditë më parë, kur vendosi ta provokojë Shkodrën, duke e kërcënuar se policia e tij do të bënte një tjetër 2 prill.
Edhe arrestimet dhe dhuna ndaj përfaqësuesve të opozitës, kanë për qëllim nxitjen e dhunës. Dhunën ka për qëllim e gjithë propaganda që bën me të huajt duke akuzuar opozitën për dhunë.
Edi Rama është i mësuar me dhunën.
Tani që ka dështuar me çdo gjë, tani që as nuk shtiret dot se mund të qeverisë, ai po kërkon ta mbajë pushtetin me të njëjtën mënyrë: me dhunë dhe në aleancë me krimin.
Sepse ai e di se, vetëm, nëse ka dhunë, vetëm nëse ka përplasje civile, ai do t’i shpëtojë gjykimit për vjedhjet dhe keqqeverisjen, për drogën dhe mbrojtjen ndaj krimit.
Por plani i tij për dhunë ka dështuar. Shqiptarët e kanë kuptuar se dhuna i shërben Edi Ramës. Shqiptarët e dinë se përçarja është e keqja e të gjithëve.
Opozita nuk vjen në pushtet me dhunë.
Opozita do të vijë në pushtet, duke rrëzuar regjimin kriminal të Edi Ramës me forcën e mendjeve dhe zemrave të shqiptarëve të bashkuar kundër së keqes.
Braktiseni 30 Qershorin! Refuzojeni Edi Ramën! Këto zgjedhje janë nul. Ato nuk do të njihen.
Mënyra më e mirë për të përshpejtuar rënien e Edi Ramës, është braktisja e tij, është braktisja e oborrit të tij të kriminelëve, të klientëve, shërbëtorëve dhe veglave të tij.
Braktisini oligarkët e tij!
Braktisini mediat e tij!
Braktisini shërbëtorët e tij publikë!
Ngrini zërin kundër tyre!
Protestoni kundër tyre!
Pengojini ata!
Mos besoni propagandën e Edi Ramës!
Mos besoni gënjeshtrat e lakejve të tij!
Mos u bëni pjesë e shfaqjeve banale, që Edi Rama prodhon me mitingjet dhe aktivitetet e tij!
Refuzojeni Edi Ramën!
Refuzojini biznesmenët e tij grabitqarë!
Refuzojini kriminelët që ai mban pranë!
Refuzojini ata moralisht!
Refuzojini shpirtërisht!
Mbi të gjitha, braktiseni Edi Ramën politikisht!
Unë e di se shumë njerëz të ndershëm, që punojnë në administratën publike apo që kanë biznese të vogla, apo veprimtari të tjera që kontrollohen nga inspektorët, policët apo veglat e tjera të Edi Ramës, janë nën terror për të dalë të dielën në zgjedhje.
Por unë ju ftoj që t’i braktisni!
Ju ftoj që të mos dilni të mos bëheni pjesë e kësaj farse, e cila i shërben vetëm krimit dhe pushtetit personal të Edi Ramës
Këto zgjedhje janë nul.
Ato nuk do të njihen.
Ato nuk do të jenë.
Ju ftoj t’i dënoni ato me braktisjen tuaj.
Ata që ju nxisin drejt tyre, nuk kanë në zemër as interesin tuaj, as sigurinë tuaj, as të ardhmen e fëmijëve tuaj.
Unë dhe opozita do të bëjmë çdo gjë që mundemi kudhër kësaj farse të paligjshme dhe kriminale!
Ju ftoj edhe juve të bëni tuajën duke i braktisur.
Ju siguroj se çdo gjë do të bëhet mirë.
Ju siguroj se fundi i Edi Ramës është pranë.
Ju siguroj se Shqipëria ka mundësitë dhe forcën të dalë nga gremina ku ka rënë dhe të fillojë të ndërtojë një të ardhme të denjë, si cdo vend tjetër europian.
Ne jemi shumica! Dhe ne jemi më të fortë se e keqja!
Zoteri Lulzim , qetesoje popullin . E bukura e dheut Shqipëria nuk meriton te rrezikohet per inate partiake.Sjellja infantile e Rames ne keto momente po nxen gjakrat. MIREPO DUHET PARË PERTEJ , LARGË SHUME.Nuk bene te vihet ardhmeria e femijve ne rrezikë .Nese Rama eshte duke mare kurs te konfrontimit ateher ju jeni te obliguar ti ftohni gjakrat.NUK KA VLERE ASNJE POLITIKAN SA SHQIPERIA.Asnje parti nuk ka vlere dhe te te drejtë te rrezikohet Shqypnija.Mos na beni hor bote .Jeni bere ju partitë armiku me i madhë i Shqiperisë.Kuptojme te gjitha sesi po ikin socialistet ne diskurs te emocioneve te pakuptueshme ,inatçare, dhe veteshfrenimit .Fundi nuk po shifet i mire . BËNI MAKSIMUMIN TE MOS RREZIKOHET SHTETI.Presidenti e tha qarte.Sjemi ne shqiptaret vetem dy parti.Bollni mo se na lodhet .
I knaqet armiqtë tanë , te cilet nuk janë te pakët.Pasoja e paparashikueshme të zgjedhjes se nje partie jan extrem antidemokratike, nuk kan vlera ne evropë.Kredibiliteti i shtetit po rrezikohet.Vlerat patriotike te njerezve te moderuar ne diaspore dhe Shqiperi janë te domodsdoshme per mos ta sjell popullin tonë te dashur ne nje agoni dhe pasiguri. Jane momentet e fundit per mos ti dhane hapësire armiqeve te cilet do te mundohen ta shfrytezojne momentin, shkas per konflikte .
Qe je qen i Berishesh dhe super/hajdut i shkelqyer dihet Me vjen keq vetem per analistet qe jane shurdhuar dhe qorra per te shkuaren dhe te ardhmen qe sic shoh nuk kane idene dhe logjiken humane per te vleresuar dhe bere nje bilanch shume njerezor lidhur me ate qe akoma mendojne se kemi Democracy dhe menyra qe si u trajtua dhe vleresua nga kete super bastarde qe jo kurre nuk sollen Demokracy ,por sollen Vjelljet ,mashtrimet , dhe bastardimet duke bere kllonim me Komunisten parti L.S.I-se dhe si vella Sllogan Democracy ,gjate qeverisjes fantastike per 8 Vite .Berisha Meta ,Basha dhe Monika Kllonimi qe bene keto rrenegate fashiste demokrate komuniste Ishte nje goditje nbas shpine per idealin dhe pastertine per Democracy .Asnje nga dje dhe sot qe kerkojne te kritikojne qeverine e sotme duke mbrojtur keto rrenegate demokrate komuniste dhe motren L.S.I.-ste , ka bere analizen dhe hedhur pyetjen se cila qe aresyeja qe Partia per Slogan Democracy shiti interesat Kombetare dhe idealet per Democracy ,duke u bere sebashku Hajdute dhe tregetare te Demokracise Por vollen plackiten dhe fshine tere floririn e Krrabes Berisha ,Meta ,Basha e Monika , S or i shoh qe flasin me seriozitet se u dhembset Populli dhe Kombi ,por edhe me shume Ska Democracy Wow kush eshte ai IDIOT ,qe mendon se ketu erdhi ajo Democracy me Meten e Sali ,Bashen e Monika qe Kombit i ra PIKA
Postuar: 25/06/2019 – 07:12
Panorama që ka krijuar kjo opozitë, e shndërruar në një karikaturë politike me drejtuesit e vjetër në krye të saj, shpreh nevojë psikologjike dhe liturgji ngushëllimi. Me gjendjen e krijuar brenda saj të mbushur me filozofinë e rrugës, ajo aktualisht nuk di kujt t’i besojë, përveç fanatizmit ideologjiko-politik, për rrëzimin dhe mohimin e realitetit. Ky mohim i kthyer në baltë, ka pushtuar shpirtrat e trazuar të një mase të madhe njerëzish, që nuk shkëputen dot nga filozofia e drejtuesve të tyre, që të frikësuar nga krimi, kanë marrë kurajo duke dalë në mbrojtje të tij. Politika e vjetër brenda saj, duke përfituar nga fatkeqësia kombëtare e mungesës së drejtësisë, ka akoma kurajo të ushqejë dhe nxisë rezistencën përballë realitetit mohues. Ky precedent i vullnetit të hiçit, që ushqehet nga fanatizmi ideologjiko-politik, përkon me thënien e filozofit Frederich Nietzsche, i cili thoshte: “Baltë ka në fund të shpirtit dhe e keqja më e madhe është se balta e tyre ka akoma shpirt”. Kundërveprimet e këtyre njerëzve, të frikësuar nga vetë natyra e tyre, janë shprehje e pasioneve të vullnetit të hiçit dhe instikteve pa ditur se çfarë bëjnë dhe kujt po i shërbejnë. Braktisja e çdo perspektive për mungesë idesh e alternativash konkuruese, i kanë sjellë kësaj opozite vetëm dështime dhe përhumbje ekzistenciale. Strategjia që po ndjek ajo aktualisht, nuk ka asnjë ndryshim nga morali i shoqërisë komuniste që lamë pas, e cila duke spekuluar në emër të demokracisë, u referohej postulateve të asaj epoke, që bëni si them unë e mos bëni çfarë bëj unë.
Relativizimi i këtij morali që demostroi opozita kur ishte në pushtet, e çoi në një praktikë dhe kulturë amoraliteti. Ky amoralitet erdhi si rezultat i sfumaturës së rolit të shtetit, duke u zëvendësuar me ngritjen dhe lulëzimin e perandorisë së krimit. Krijimi dhe lulëzimi i saj i bazuar në kodet e familjes dhe klaneve mafioze, bëri që të fabrikohet pandershmëria, paprekshmëria dhe pandëshkueshmëria. Kështu, kjo opozitë gjatë kohës së qëndrimit në pushtet, me kodin e pandëshkueshmërisë dhe atë të heshtjes luajti poker mbi varfërinë e shqiptarëve. Por ajo që vlen të theksohet është se me këto kode mafioze, ajo murosi krimet shtetërore, politike dhe ekonomike. Prandaj edhe sot ajo vepron me këtë amoralitet, që me egoizmin e shfrenuar dhe të sëmurë po fabrikon alibi, montazhe farsë e shpifje nga më absurdet, për të përligjur këtë strategji anti-vlerash. Me këtë strategji që po ndjek ajo nuk do të pranojë A-në e politikës, që është një betejë për fitore, por edhe humbje kur je i pa organizuar, pa programe e filozofi ndryshimi. E futur në aleancë me parti që kanë vetëm kryetarët në lista, sepse ushtritë e tyre janë ç’mobilizuar për të mos mbetur peng i interesave të tyre, ajo vazhdon të bëjë moral, edhe pse e di që është si një ndërmarrje në prag të falimentimit. Etiketat e moralit demokratik i ranë kësaj opozite me braktisjen e aspiratave të qytetarëve të këtij vendi, duke zbatuar strategjinë e kodit të familjes, klaneve mbështetës për pasurim dhe bipolarizim të shoqërisë. Për të kuptuar falsitetin e moralit të saj, nuk është shumë e vështirë, mjafton t’u hedhësh një sy vilave luksoze si kështjellat mesjetare, pranë rrugës nacionale Tiranë-Elbasan. Në këtë kuartier në tokat e ish komunës Farkë u bëjnë karshillëk shqiptarëve vilat e politikanëve, punonjës të drejtësisë, të mediave, ministra, e ish.ministra, ku ndër më të veçantat është “kështjella” e familjes Berisha. Por kuartiere të këtij lloji në Shqipëri gjen edhe në Gji të Lalzit, tek Shkëmbi i Kavajës e gjetkë. Vetvetiu lind pyetja, për këdo që i sheh këto ndërtime luksoze. Ku janë gjetur gjithë këto para, për të cilat ankohen aq shumë shqiptarët? Përgjigja e kësaj pyetje nuk është e vështirë për tu gjetur sepse burimi i saj vjen nga kanceri korrupsion që mbuloj të gjithë institucionet dhe u ngrit në sistem. Vjen nga bizneset e paligjshme kriminale, si ai i Gërdecit, i cili ka patur si pikënisje aferë të komanduar dhe menaxhuar nga familja kryeministrore “Berisha”. Në qendër të tij ishin Shkëlzen Berisha e Fatmir Mediu. Është qesharake të kujtosh sot qëndrimet e qeverisë autokratike të drejtuar nga Berisha, që në vend që të largohej nga politika, për një krim unikal në historinë e Shqipërisë, ai bën deklaratën e papërgjegjshme duke thënë: “distancohem nga ky krim njerëzor”, kur në fakt ai ishte krim shtetëror. Deri këtu zbriti paturpësia, papërgjegjshmëria dhe poshtërsia e një qeverie dhe kryeministrit të saj, i cili shkonte deri atje sa të mohonte se kishe dijeni për fabrikën e vdekjes në Gërdec. Aq i paarsyeshëm dhe jashtë kufijve njerëzorë del ky njeri, në vlerësimet e asaj tragjedie, sa që hiqej se nuk e dinte se baxhanaku i tij punonte në atë poligon demontimi, ku ishin thyer të gjitha ligjet dhe rregullat ndërkombëtare të Konventës së Gjenevës.
Por skandalet e qeverisë “Berisha” së bashku me Ilir Metën vazhduan me aferën CEZ, ku bëri që me prapaskenat e privatizimit abuziv, t’u heqin shqiptarëve nga xhepat e tyre 400 milionë euro. Këtë skandal të kësaj afere e ka zbardhur juristi i OSHEE-së, z. Romeo Kora, si dëshmitar kyç, që hedh dritë dhe nuk përjashton lidhjet e Berishës me sekserin Nue Kalaj. Ky krim ekonomik flet jo vetëm për familjen “Berisha”, por edhe për ish. ministrin e qeverisë së tij, z. Genc Ruli. Për këtë krim ekonomik kanë folur edhe përfaqësuesit çekë në Shqipëri, ku në një dokument të tyre thuhet se duhej hetuar roli i Shkëlzen Berishës, në procesin e privatizimit. Këtë përfshirje të Shkëlzenit e vërteton e-mail i drejtorit të CEZ në Shqipëri Josef Hejsek, drejtuar kolegut të tij në Pragë Tomas Pleskac, rreth takimi të planifikuar mes Shkëlzenit dhe Sali Berishës. Sipas e-mailit Josef Hejsek ishte me Nue Kalajn në sallën VIP të aeroportit të Rinasit, së bashku me Berishët at e bir. Komisioni hetimor ka administruar një llogari bankare të Nue Kalajt, i cili më 16 Qershor 2009 vetëm pak ditë para zgjedhjeve, ka tërhequr një shumë mbi 7 milionë euro, të cilat i janë dhënë mikut të ngushtë të tij Shkëlzen Berisha. Jo pa qëllim i bëmë prezente këto fakte dhe dokumente, të cilat dëshmojnë se opozita e sotme ka mbijetuar duke u bazuar mbi moralin e saj të ndërtuar mbi perandorinë e krimit shtetëror, politik dhe atij ekonomik. Me këtë amfiteatër dramatik që ajo po luan sot në rrugë, kërkon të kthejë rrotën e historisë tek shkatërrimi i shtetit, i sistemit elitar të drejtësisë, për të shpëtuar nga ndëshkimi oligarkët e politikës së vjetër. Në këto nivele të amoralitetit të saj, kjo opozitë kërkon të fusë të gjithë shoqërinë shqiptare për të luajtur kartat e fundit për mbijetesë. Kjo situatë dramatike që ka prodhuar dhe po ushqen opozita, flet më tepër se sa retrospektiva e viteve të mëparshme të saj, që nuk u përshkruan kurrë nga fryma demokratike, por nga gjuha e forcës verbale dhe tani së fundi edhe atë të molotovëve e lëndëve të tjera, që ka përdorur kundër institucioneve dhe policisë. Kjo opozitë në këtë ndërmarrje aventureske, duke mos nxjerrë mësime nga dështimet e saj është vënë nën urdhërat e oligarkëve të politikës së vjetër, që janë kthyer në simbole të së keqes brenda të djathtës. Të kthyer në mekanizma destruktivë, kanë humbur karakterin demokratik të rrolit të tyre, si forca lëvizëse e shoqërisë, duke i sjellë pasoja fatale vetë mbijetesës së saj, por mbi të gjitha ekonomisë dhe proceseve integruese të vendit.
Dhe te mendosh qe Ramizi vdiq 86 vjeç nga shkaqe natyrale, ku per me teper u varros si nje personalitet i shquar, me gjithe nderimet e ceremoni shteterore.
Pse mer Lul, pse?!