Kryedemokrati Lulzim Basha nuk i kursen përgjigjet ndaj ironive të vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama.
Në një postim në “Twitter”, Basha shkruan se Rama e ka mbyllur Partinë Socialiste në një vendngrumbullim plehrash, veçse për të mbrojtur korrupsionin e tij.
“Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete”, – vijon Basha duke e paralajmëruar kreun e qeverisë se ora e gjykimit po i afron, teksa i referohet kështu zgjedhjeve më 25 prill.
Postimi i kryedemokratit Lulzim Basha në “Twitter”:
Kur për të mbrojtur korrupsionin tënd, mbyll PS në një vendgrumbullim plehrash, kuptohet se e ke një hall të madh. Por halli yt nuk ka asgjë të përbashkët me hallet e Shqipërisë. Në gropën e zezë ku je futur nuk do ta marrësh dot Shqipërinë me vete. Ora e gjykimit po afron!
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 22, 2020
Etiketa: Edi Rama, Incineratoret, Lulzim Basha