Kryetari i PD-së Lulzim Basha doli në Foltoren e Kuvendit për të sulmuar qeverinë “Rama” dhe atë që e quan “trekëndëshi i Bermudës”.
“Këtu nuk ka sundim të ligjit por të një kaste të bërë bashkë për të plaçkitur Shqipërinë”, tha Basha.
Basha e quajti dritë shprese arrestimin e Lefter Koka i akuzuar për incineratorët, por theksoi se ish ministri i Mjedisit nuk është koka por bishti.
Lulzim Basha: “Sot duke qenë se është seanca e fundit e këtij viti është vendi dhe koha për të thënë se hapi i parë i ndërmarrë me arrestimin e një prej ministrave mund të jetë dritë shprese se një prej kollonat që mbajnë bashkë shoqërinë të nisë të rindërtohet
Prej më shumë se 5 vitesh dhe ky që qëndron prapa (flet për Edi Ramën) dhe trekëndëshi i Bermudes janë përpjekur të ndërtojnë fasadën e një reforme në drejtësi por pa gjyqtarë e prokurorë efektivë. Me njerëz që japin garanci se nuk do të prekin asnjë nga brinjët e trekëndëshit të Bermudës.
Me gjyqe si i Samir Tahirit që nisin por kurrë nuk bitisin dhe më pas rinisin, me të pandehur të njoftuar prej vitesh nga media e opozita që sot janë në arrati në qoftin gjallë akoma dhe nuk kanë marrë plumbin kokës nga mafia e incineratorëve dhe një kokë turku që për ironi e ka mbiemrin Koka por në fakt është bishti se koka është ai pas meje.”
Basha akuzon Ramën se po bashkëpunon me Metën dhe Berishën, trekëndëshi i Bermudes për të sunduar Shqipërinë asgjësuar demokracinë, dhe kërkon ta shndërrojë parlamentin në një foltore qesharake
“Edhe qytetari më i thjeshtë i Afrikës e kupton që 17 vendime brenda ditës nuk mund dhe nuk kanë si të ndodhin nëse Koka është Koka që është sot në pranga dhe jo ky që është prapa meje. Ky është thelbi i sundimit të Shqipërisë sot.
Një kastë që asgjësuar demokracinë, ka paralizuar drejtësinë dhe kërkon ta shndërrojë këtë parlament në një foltore qesharake, kopje të foltoreve të tjera ku flitet për gjithçka veçse jo për problemin e vërtetë. 400 mln euro do të dilnin e tepronin për ti dhënë zgjidhje problemeve të vogëlushve shqiptarë.
Por në fakt këto para janë marrë nga gojët e vogëlushve shqiptarë nga ky që sapo la me mallëngjim fotloren e mashtrimit”.