Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje deklaratës së Edi Ramës në Twitter, pasi ky i fundit ironizoi deklaratën e kryedemokratit lidhur me situatën e përmbytjeve.
Rama tha se opozita po përdor si kamerdare Nusretin dhe Tiren, për interesa politike.
Ndërkohë, në kundërpërgjigje Basha shkruan se “asgjë nuk mbulon dështimet e Tires së qeverisë, as darkën e Dubait”.
Reagimi i Bashës:
Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Twitter. Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre.