Aktualitet

Basha: Rastet me COVID-19 në fasoneri, Rama duhet të shkojë në ndjekje penale





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:32 - 16/05/20 |
mapo.al

“Ky Kryeministër është e keqja e këtij vendi, mendon vetëm për pasurimin dhe pushtetin e tij”.


Kështu u shpreh kryedemokrati Lulzim Basha teksa bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për infektimin e dy bashkive përmes fasonerive.


“Edi Rama i la fasonët hapur dhe infektoi dy rrethe të tëra. Asnjë kryeministër në botë nuk ka që të marrë përsipër, dhe në fakt duhet të shkojë urgjentisht për ndjekje penale se është ai përgjegjësi që ka infektuar Krujën, Kurbinin dhe dje kemi parë prapë infektime në Durrës. Pse? Sepse i ka rrasur nënat, gratë dhe vajzat shqiptare në hapësira të vogla ku infeksioni është përhapur megjithëse kemi dy muaj që i themi se këto janë vatra infeksioni. Infeksioni është përhapur në mënyrë marramendëse, kanë infektuar njëra-tjetrën, kanë infektuar qytete të tëra sepse refuzon t’i paguajë.


Sepse paratë prej taksave të shqiptarëve që ua ka rritur 7 vite me rradhë, ia çon prapë se prapë inceneratorëve, ia çon oligarkëve. E patë se çfarë bëri? Ka hequr TVSH-në e jahteve. Kush blen jahte? Oligarkët blejnë jahte, pasanikët blejnë jahte. Për këtë kishte ngelur Shqipëria për të hequr TVSH-në e jahteve?! Pra qartësisht kjo javë ka demaskuar edhe më shumë atë që shumë shqiptarë e kanë ditur edhe para pandemisë, por pandemia po e nxjerr lakuriq, që ky kryeministër është e keqja e këtij vendi, është e keqja e njerëzve, që Edi Rama nuk mendon për njerëzit.


Mendon vetëm për pushtetin e tij, mendon vetëm për pasurimin e tij dhe të një grushti njerëzish dhe pjesë e kësaj është edhe Teatri Kombëtar. Parashikimiet e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregojnë se kriza ekonomike në Shqipëri do të jetë më e thella dhe për këtë ka një dhe vetëm një përgjegjës. Qoftë kriza ekonomike që po thellohet, qoftë tenderat sekretë dhe vjedhja e parave të shqiptarëve në kohë pandemie dhe batërdia me teatrin, e gjithë kjo batërdi ka një përgjegjës dhe ky është Edi Rama”, tha Basha.


Etiketa: ,

Pas