Kryesore

Basha reagon sërish: I droguari e ka humbur kontrollin, të marrim situatën në dorë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:15 - 04/04/18 |
mapo.al

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka kërkuar ngritjen e popullit kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.


Me një thirrje në faqen e tij në Facebook, Basha kërkon edhe nga deputetët e ndershëm socialistë që të dalin kundër kreut të tyre.


Deklarata e plotë e Lulzim Bashës:


Protesta e Kukësit nxori fytyrën e vërtetë të një regjimi kriminal që qëndron në pushtet përmes manipulimit dhe forcës. Sot është e qartë se Edi Rama ka privatizuar shtetin dhe kontrollon të gjitha pushtetet policinë, prokurorinë, gjykatat.


Fasada ka rënë. Propaganda ka rënë.

Tani të gjithë shohin lakuriq një regjim privat kriminal që nuk ka lidhje me demokracinë, me shtetin ligjor me vlerat europiane. Ka katër ditë që qeveria, policia, prokuroria dhe sot gjykata po dhunojnë dhe shkelin të drejtat e qytetarëve të pambrojtur vetëm pse ngritën zërin kundër qeverisë.

Sot po bëhet gjykimi i tyre sikur të ishin organizatë mafioze, me dyer të mbyllura dhe nën masa policore që tregojnë friken e Edi Ramës nga populli. Sot deputetët e opozitë janë ndaluar me dhunë të hyjnë në sallën e gjyqit, sikur të ishin kriminelë.

Akti i fundit i degradimit te çdo pushteti është kur kthehen kundër popullit të tyre. Sot të gjithë po kuptojnë që një regjim që mbështetet mbi drogën dhe krimin prodhon dhunë dhe përplasje.

Siç e pa çdo shqiptar para pak ditësh, Edi Rama ka humbur çdo kontroll nën efektin e substancave qe merr.

Prandaj ju bëj thirrje të gjithë shqiptareve dhe atyre deputetëve të ndershëm socialistë, që të marrin situatën në dorë dhe të mos lejojnë një aventurier te droguar që ka humbur kontrollin të krijojë përplasje me njerëzit dhe ta çojë vendin drejt një spiraleje dhune për interesat e pasurisë dhe pushtetit te tij e te krimineleve qe e rrethojnë.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas