Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka ripostuar mesazhin e ambasadores amerikane, Kim, lidhur me emërimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Basha thotë se çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK, vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët
Postimi i Bashës:
Çdo vonesë dhe zvarritje në emërimin e gjyqtarëve të GJK vonon daljen nga kriza politike dhe mban mbyllur dyert e BE për shqiptarët. Funksionimi i GJK shërben për plotësimin e 2 prej 15 kushteve për hapjen e negociatave dhe për rikthimin e legjitimitetit në qeverisjen vendore.