Basha rreshton emrat: Kryebashkiakët e Ramës me të shkuar kriminale

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me strukturat e PD-së në Roskovec bëri një skaner të kandidatëve të Ramës në bashkitë e vendit. Basha përmendi emrat e gjithë kryebashkiakëve të rinj, që sipas tij kanë të shkuar kriminale dhe duhet të përjashtohen në bazë të ligjit të Dekriminalizimit.

“Çdokush që ka iluzionin se me Edi Ramën në krye të qeverisë mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet të ekzaminojë kujtesën dhe të shohë faktet: Shikoni pseudobashkiakët e rinj:



Valdrin Pjetri ka fshehur të dhënat mbi të kaluarën e tij dhe duhet të ndiqet penalisht. Edi Rama e kandidoi dhe tani urdhëron prokurorinë e korruptuar ta mbrojë nga ligji i dekriminalizimit.

Pjerin Ndreu, në listën e zezë të partnerëve prej vitit 2003 dhe i larguar nga policia për përfshirje në trafiqe, i kapur në përgjime në dosjen 184 duke urdhëruar shkarkimin e mësuesve që nuk votojne për PS, në vend që të ndiqej penalisht, e kandidon dhe e mbron Edi Rama.

Artur Bushi i Krujës mbaroi një mandat si bashkiak trafikant në Itali dhe e rikandidoi.

Dionis Imeraj, Valbona Sako, të dy të kapur në përgjimet e Dibrës, të dy mbrohen dhe promovohen nga Edi Rama.

Tërmet Peçi, Klement Ndoni, trafikantë droge, në vend që të shkojnë para drejtësisë, mbrohen dhe rikandidohen.

Agim Kajmaku, i kandiduar në Vorë, i dënuar në Greqi.

Rakip Suli, i kapur në vjedhje flagrante me tendera dhe qira shtetërore, në konflikt të hapur interesi me statusin e deputetit, në vend që të largohej si deputet dhe të ndiqej penalisht, e mbron dhe e promovon Edi Rama. Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës u shpreh se largimi i Ramës, të cilin ai e përkufizon si Hajdut Psiqik, është sot edhe më urgjent dhe jetik për vendin se para 30 Qershorit.

“Shqipëria ka mjaft pasuri natyrore, ka pyje, ka lumenj, ka ujë, ka det ka një pozitë gjeografike të jashtëzakonshme. Ne jemi një popull i vogël dhe me këto pasuri duhet të ishim të pasur dhe të lumtur. Por Hajduti Psiqik vendosi që këto pasuri t’i grabiste për vetë dhe për një grusht klientësh. Pasuritë minerale u janë dhënë për dy lekë oligarkëve dhe bandave të krimit. Pasuritë minerale dhe nafta mbanin dikur gjithë ekonominë dhe ushqenin gjithë Shqipërinë, kurse sot nga to nuk merren as taksa dhe asnjë përfitim për shqiptarët, por vetëm pasurim për oligarkët grabitqarë. Bregdetin ua ka vjedhur qytetarëve dhe ia ka dhënë dhuratë me vendime speciale oligarkëve, që kanë ndërtuar në toka të vjedhura buzë detit. Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të privatizohet deti dhe bregdeti”– tha zoti Basha, duke shpjeguar sesi Rama ka grabitur edhe pasuritë e tjera të vendit për llogari të klientëve të tij.

Kreu i opozitës përmendi tendera korruptivë dhe koncesionet e rrugëve si një mënyrë e Edi Ramës për te vjedhur. “Në vend të ndërtimit të infrastrukturës, të rrugëve, të porteve, të linjave të energjisë, Hajduti Psiqik vendosi që të vjedhë paratë e shqiptarëve gjoja për të bërë rrugë. Në vendin më të varfër të Evropës, 1 kilometër rrugë kushton 10 herë më shtrenjtë se në vendet më të pasura të botës, më shtrenjtë se në Amerikë, Gjermani apo Zvicër. Sepse këto janë projekte për të vjedhur.”

“85 % e shqiptarëve e kanë kuptuar këtë dhe janë bashkuar sot me shumicën kombëtare “Rama ik”. Detyra e opozitës së bashkuar është të luftojmë që kjo shumicë të vendosë me zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe t’i prijmë betejës për ndryshimin e thellë ekonomik dhe politik”– tha lideri i opozitës Lulzim Basha.

Lexo edhe:

E denoncoi PD, Prokuroria nis verifikimin për Valdrin Pjetrin

Lexo edhe:

Me dy emra dhe i dënuar në Greqi? Dyshime për kryebashkiakun e Vorës


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252