Aktualitet

Basha: Rrëzimi i regjimit Rama-Doshi s’është më detyrë politike, por patriotike














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:41 - 30/05/21 |
mapo.al

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet sot në Kukës ku po mban takime me demokratët e këtij qyteti në kuadër të fushatës që po bëhet për kreun e PD.






Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se rrëzimi i regjimit “Rama-Doshi” nuk është më detyrë politike, por sipas tij është detyrë patriotike.


Basha ka shtuar se në këtë betejë që ka nisur nuk bëhet më fjalë për Partinë Demokratike, behet fjalë për demokracinë, bëhet fjalë për Shqipërinë.





Basha me demokratët e Kukësit dhe Hasit është shprehur se 25 prilli, ishte vjedhja më e madhe në histori. Më tej Basha në fjalën e tij ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë kurrë me Edi Ramën.



“Ndaj dua të deklaroj qartë dhe prerë para jush sot meqenëse jemi në mesin e një agresioni ndaj Partisë Demokratike dhe propagande të shfrenuar.



Është qëllimi im i prerë dhe synimi im final në drejtim të Partisë Demokratike, që jo vetëm të mos ti shtrijë dorën dhe bashkëpunimit Edi Ramës por që së bashku menjëherë pas përfundimit të kësaj gare të nisim betejën për rrëzimin e regjimit të tij një orë e më parë.”-tha Basha.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas